Rezultoi një zhgënjim, Calhanoglu drejt largimit nga Milani

27 Dhjetor 2017, 15:42Sport TEMA

Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani dhe të rikthehet në vendlindje. Galatasaray dhe Fenerbahce janë vënë në garë për kartonin e mesfushorit, i cili po has shumë vështirësi me ambientimin te kuqezinjtë.

Pasi nuk bindi Montellan, 23-vjeçari vazhdon të zhgënjejë edhe nën drejtimin e Gattusos dhe për këtë arsye largimi i tij mund të konsiderohet më shumë se një mundësi.

Calhanoglu u transferua në Milanello në 3 korrik 2017 nga Bayer Leverkusen për shumën e 24 milionë eurove.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje