Portieri shqiptar i Lacios, Thomas Strakosha, po merr gjithmonë e më shumë vlerësime pozitive nga shtypi i huaj.
Paraqitja e tij nuk ka si të mos evidentohet dhe të mos mungojnë elozhet për pritjet e tij spektakolare.
Një pritje të tillë e ka bërë edhe dje në mbrëmje në ndeshjen e Kupës së Italisë me Fiorentinën, 1-0, pas një gjuajtjeje të Kiezës.
Eurosport, duke iu referuar paraqitjes së lojtarëve të ndeshjes në fjalë, e ka vlerësuar Strakoshën me notën 6.5.
Notë më të lartë kanë marrë vetëm Luliç dhe Felipe Andërson.
Duke komentuar formën e Strakoshës, Eurosport evidenton faktin se portieri kuqezi është nga më të mirët në qarkullim.