Klodian Duro parakalon kandidatët e tjerë, shumë pranë firmës me Kukësin

28 Dhjetor 2017, 11:44Sport TEMA

Janë drejt finalizimit bisedimet e drejtuesve të Kukësit për trajnerin e ri të skuadrës.

Kandidaturat kanë qenë të shumta, por së fundi ka fituar kuota ajo e Klodian Duros, ish-trajnerit të ekipit verior.

Presidenti Safet Gjici ka pasur një listë të gjatë mbi tavolinë dhe dëshira e tij ishte për një trajner të huaj, por burime të “Vip Sport” pranë klubit verior kanë bërë me dije se Klodian Duro është shumë pranë firmës.

Zyrtarizimi është shumë pranë dhe, nëse nuk do të ketë ndonjë lëvizje tjetër të minutës së fundit, do të kishim një rikthim të trajnerit elbasanas, i cili ka fituar Kupën e Shqipërisë me Kukësin pak sezone më parë.

Pritet qëndrimi zyrtar i klubit kampion në lidhje me çështjen e trajnerit të ri të skuadrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje