George Weah, fituesi i Topit të Artë në vitin 1995, ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Liberisë.
Ish-ylli i Milanit dhe Paris Saint-Germainit, George Weah, festoi fitoren në garën për president të Liberisë.
Weah, u bë futbollisti i parë afrikan që e fitoi Topin e Artë në vitin 1995.
Ai iu fut politikes pasi u largua nga futbolli dhe u mposht në zgjedhjet e vitit 2005, para se të rikthehej këtë vit si kandidat i Partisë për Ndryshim Demokratik (CDC).
Duke festuar fitoren, Weah shkroi një status në Twitter: “Thellësisht i emocionuar, dua t’ju falënderoj juve, popull i Liberisë, se më nderuat me votën tuaj sot. Shpresa është e madhe”.