Edon Hasani tregon të vërtetën e largimit nga Vllaznia

27 Dhjetor 2017, 17:32Sport TEMA

Edon Hasani ka përdorur rrjetet sociale për t’i dhënë “zyrtarisht” lamtumirën Vllaznisë.

Mesfushori ka treguar se si ishte arritur akordi për të kaluar te Sapahan, ndërsa ka bërë të ditur se askush nuk kishte të drejtë ta kritikonte në një situatë nga e cila kishte përfituar si ai, ashtu edhe klubi shkodran.

ër më tepër, ai nuk ka ngurruar të thumbojë ata që ndryshe nga ai, janë larguar duke kritikuar kuqeblutë, ndërsa Hasani vetë kishte zgjedhur që të mbyllte gjithçka me mirëkuptim.

STATUSI I HASANIT

Përshëndetje të gjithëve!

Së pari i uroj të gjithëve Gëzuar festat e fundvitit dhe Zoti sjelltë të mira për të gjithë ju.

Së dyti dua të sqaroj përfundimisht situatën time.

Zyrtarisht do ta vazhdoj karrierën time në Iran tek ekipi Sepahan

Të gjithë janë në dijeni që në fillim të sezonit refuzova oferta më të mira për t’i qëndruar pranë Vllaznisë me dëshirën e madhe për ta ndihmuar skuadrën dhe me kompromisin që në rast mundësi jashtë vendit unë e kisha derën e hapur dhe kështu ndodhi. Përfitoi Vllaznia, përfitova edhe unë. Nuk kam lënë në baltë, tradhëtuar e mashtruar askënd.

Fakti që disa portale, për të bërë zhurmë më tepër sesa për të pasqyruar lajmin siç është, kanë shkruar çfarë kanë dashur duke e tjetërsuar situatën, nuk do të thotë që është e vërteta absolute. Prandaj i mirëkuptoj tifozët të cilët kanë shkruar komente negative në rrjetet sociale por siguroj që situata asnjëherë nuk ka qënë siç është pasqyruar.

Jam i sigurtë që situata tek Vllaznia do të përmirësohet dhe ekipi do të rikthehet tek rezultatet pozitive. Nuk jam larguar nga Vllaznia si shumë të tjerë me deklarata absurde, as me akuza, as me shpifje, por me mirëkuptim dhe me shpresën që më e mira do ndodhi për ecurinë e klubit dhe ecurinë time sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje