Gugash Magani merr drejtimin e Trepça 89

28 Dhjetor 2017, 15:07Sport TEMA

Drejtuesit e Trepçës 89 kanë zhvilluar të enjten një takim me trajnerin shqiptar Gugash Magani, shkruan Korneri.net.

Sipas burimeve të sigurta afër trajnerit shqiptar, të dy palët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në parim dhe Magani pritet të kthej përgjigjen pëfundimtare në mbrëmje.

Edhe pse Magani u përfol për një emërim tek Partizani, në fund ai ka zgjedhur Trepçën 89.

Magani do të bëhet trajneri i tretë nga Shqipëria në Superligë, pas Bledi Shkëmbit dhe Mirel Josës.

52 vjeçari karrierën më të madhe e ka bërë te Tirana, ku qëndroi 2 vite. Vlenë të theksohet që djali i tij, Artur Magani luan te Liria e Prizrenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje