Rezultatet e Vllaznisë kanë qenë të dobëta javët e fundit dhe skuadra shkodrane është mjaft e rrezikuar për rënien nga kategoria.
Trajneri Ernest Gjoka, i cili e mori drejtimin pas largimit të Cungut, ka folur në një konferencë shtypi, duke prekur disa tema, që nga gjendja aktuale e skuadrës, merkaton e dimrit, Sukajn dhe Hasanin.
Gjendja
“Fatkeqësisht, kemi pasur probleme në javët e fundit. Kjo skuadër nuk është ndërtuar ashtu si duhet dhe duhet të rregullojmë disa gjëra, ku mbrojtja është pika më e dobët. Është reparti që ka pasur më shumë probleme. Po bisedojmë me lojtarë cilësorë për mbrojtjen, sepse është themeli i ekipit”, – tha fillimisht trajneri kryeqytetas.
Financat
“Kryebashkiakja Ademi dhe presidentja e ekipit ka garantuar atë që është më e rëndësishme, anën financiare. Kështu, ne do të bëjmë merkato, duke e forcuar skuadrën me lojtarët që i duhen”.
“Mezi e presim një lojtar si Xhevahir Sukaj, i cili ka lejen e kalimit nga Partizani në xhep dhe është një lojtar i lirë. Përsërisa është i lirë, ne do të tentojmë ta marrim në ekip”.
Hasani
“Teknikisht, skuadra humbet me largimin e Edon Hasanit, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Vllaznia përfiton financiarisht në këtë rast dhe kështu mund të ndërhyjmë në merkato, siç e thashë. Nuk do të ketë largime të tjera nga Vllaznia”.