Luftëtari pret afrime nga Greqia, ka frikë për Bregun dhe Abazajn

28 Dhjetor 2017, 15:18Sport TEMA

Ankthi më i madh i tifozëve të Luftëtarit ka të bëjë me faktin, nëse do të vazhdojnë të luajnë me ekipin e tyre apo jo Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj.

Dëshira e dy lojtarëve është për të vazhduar me Luftëtarin dhe për t’u larguar vetëm nëse marrin ofertë konkrete nga jashtë vendit.

Do të ishte humbje e madhe, nëse largohej qoftë edhe njëri prej tyre. Drejtuesit e Luftëtarit, duke parë garën e fortë të mbijetesës, po mendojnë të forcojnë ekipin dhe nga Greqia pritet të vijnë në Gjirokastër 6 lojtarë, të cilët do të testohen nga trajneri Lika.

Ky numër i lartë afrimesh në fakt shton frikën se njëri ose të dy yjet e ekipit bashkë mund të largohen.

Bregu dhe Abazaj janë shumë të kërkuar nga ekipet më të mëdha shqiptare, por ëndrra e tyre është të luajnë jashtë. Luftëtari mund të përfitojë financiarisht, por ekipi në fushë do të humbasë shumë, ndaj dhe tifozët gjirokastritë po e vuajnë jo pak këtë periudhë merkatoje. Nga Flamurtari pritet kthimi i Liçajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje