Rrëfimi i Mërgim Mavraj: E kam harruar futbollin vetëm në Mekë

29 Dhjetor 2017, 12:49Sport TEMA

Mërgim Mavraj është një nga futbollistët bazë tek Hamburgu. Në “luftën” që gjermanët do të bëjnë për mbijetesën në “Bundeslig” gjatë këtij sezoni, Mavraj do të jetë një nga “ushtarët” më të besuar tek ky ekip.

Por ndërsa futbollistët e tjerë në Gjermani kanë nisur pushimet e tyre në shtete të ndryshme për festat e fundvitit, për Mavrajn udhëtimi i këtyre ditëve do të ishte ai drejt Mekës. Në një intervistë për “BILD”, Mavraj shprehet se largohet nga futbolli për pak kohë, vetëm kur gjendet në Mekë.

Udhëtimi drejt Mekës

“Ishte hera e dytë që shkoja atje. Meka është një vend vëertë shumë impresiones. Mund të them se është vendi më i mirë për të ndryshuar diçka tek vetja. Në atë moment e kupton se çfarë është duke shkuar keq në jetë dhe të kuptojmë qëllimin tonë të përditshëm, që duhet të jetë për të ndihmuar njeri-tjetrin.

Ndjenja e përjetuar në Mekë

Në Mekë harron thuajse çdo gjë përreth teje. Ky është një vend me një qetësi të pabesueshme e cila të shndërrohet më pas në energji të madhe. Madje këtu arrita të mos mendoja më për futbollin. Në një vend tjetër, kjo është e pamundur për mua.

Eksperienca tek Hamburgu

Unë do ta ndaja këtë eksperiencë të re në dy pjesë. Në fillimit të përvojës sime tek Hamburgu, mund të them se ishte një periudhë shumë e veçantë. Jemi rritur së bashku me ekipin dhe kemi bërë gjëra të mira. Megjithatë, në të gjithë vitet e mia si futbollist profesionist, nuk e kam ndierë ndonjëherë më shumë sesa në këtë fazë besimin e trajnerit dhe klubit tek mua.

4 komente në “Rrëfimi i Mërgim Mavraj: E kam harruar futbollin vetëm në Mekë”

  1. Flm says:

    Beje me duar shqiponjen qe te gezohen pak debilat Arnaut ….
    Ballkani po vuan dhe do te vuaj nga gabimet e 1914-s qe nuk u pastrua plotesisht nga “fekalet” Otomane.

    1. ben says:

      Flm-shqiptaret po vuajne gabimin e bere ne 1829, kur u dhane lirine fekaleve te ashtuquajtur greke. Pa shqipot, greket e tu do ishin sot duke i puthur prapanicen Erdoganit.
      Feja e shqipove eshte shqiptaria. Legena si puna jote, qe tradhetuan atdheun e tyre per 300 evro, jane nevojtorja jone.

  2. Pellazgos says:

    Po cfare ke ty “Shqipetare” more nipi i Hamzait.
    As emrin Migrim e ke Latin,Migracione,mbiemrin e ke Greke Mavro qe eshte i Zi.
    Eshte semundje e keqe ignoranca,megjithese eshte me e mire se Idiotesia.

  3. Shqiptar says:

    Flm per kontributin me kombetaren e na hengsh te ngrohtin me Meken!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje