Vlerat e merkatos / Shqipëria mbyll vitin 2017 si kombëtarja e 39 më e kushtueshme në botë

31 Dhjetor 2017, 12:02Sport TEMA

Ndryshimet e vlerës së merkatos për futbollistët shqiptarë kanë bërë që të rritet ndjeshëm edhe vlera e Kombëtares kuqezi në atë që mund të cilësohet si renditja botërore për vlerat në treg. Sipas përllogaritjeve të portalit të specializuar “Transfermarkt”, kombëtarja e drejtuar nga Kristian Panuçi tani mban vendin e 39-të në botë.

Vlera në total e skuadrës kuqezi aktualisht përllogaritet në 63,35 milionë euro, duke marrë për bazë vetëm grupin e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Panuçi për ndeshjen kundër Turqisë. Ndaj një shifër e tillë mund të rritet edhe më shumë nëse Kombëatres i shtohen emra si Cikalleshi, Balaj apo Hyka të cilët nuk ishin pjesë e grupit kuqezi.

Duhet theksuar se peshën kryesore në këtë vlerësim e mbajnë Elseid Hysaj (20 milionë euro) dhe Thomas Strakosha (13 milionë euro), të cilët së bashkua kushtojnë më shuëm se pjesa tjetër e grupit kuqezi.

Gjithsesi, edhe kaq mjafton që Shqipëria të renditet në vendin e 39-të në Botë për nga vlera e merkatos, duke lënë pas emra të njohur në arenën ndërkombëtare e një grup të madh skuadrash mes atyre që kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2018: Korenë e Jugut, Australinë, Iranin, Perunë, Tunizinë, Kosta Rikën, Suedinë, Arabinë Saudite dhe Japoninë.

Kjo e fundit, kalohet edhe nga Kosova, e cila mban vendine 72-të në këtë renditje, me vlerën 19,7 milionë euro në total të lojtraëve të grumbulluar për miqësoren me Letoninë.Kombëtarja më e vlefshme në botë është ajo e Spanjës, që përllogaritet në shifrën 745 milionë euro, e ndjekur nga Brazili me 721,5 milionë euro dhe Gjermania me 711 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje