Grupi Balfin mbështet familjet në zonat e përmbytura, me pajisje elektroshtëpiake dhe produkte ushqimore

3 Janar 2018, 10:02Sociale TEMA

Grupi Balfin  i është përgjigjur thirrjes së Top Channel për të qenë pjesë e task forcës kordinuese të procesit të grumbullimit të ndihmave në nevojë të familjeve që u dëmtuan gjatë përmbytjeve të fundit në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Task forca e përbërë nga Balfin Group, Top Channel, Bashkia Tiranë dhe Telekom  Albania kanë bërë thirrje në publik për të kontribuar me ndihma të çfarëdoshme që do tu shkojnë këtyre familjeve.

Në këtë proces, Grupi Balfin nëpërmjet kompanive të tij Neptun dhe SPAR, ka ofruar një kontribut madhor duke mundësuar pajisjen e një pjese të familjeve të përmbytura me pajisje shtëpiake BEKO si frigoriferë, makina larëse, ndërkohë që SPAR ka ofruar për ta tonelata me ushqime dhe pije.

Procesi është koordinuar nga Zyra e Emergjencave Civile dhe këto familje janë përzgjedhur nga përfaqësues të këtij institucioni.

Grupi Balfin vlerëson jashtëzakonisht shumë faktin që një biznes që të jetë i suksesshëm ka nevojë për një shoqëri dhe komunitet të shëndetshëm dhe me mundësinë e kushteve bazike të jetesës.

Pikërisht për këtë arsye Grupi Balfin është bërë pjesë e kësaj nisme dhe inicitative duke dhënë kontributin e tij në lehtësimin sadopak të situatës në të cilën ndodhen banorët e këtyre zonave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje