Shperthen banesa ku jeton Ariana Haradinaj, vajza e nënkryetarit të shoqatës së veteranëve në Kosovë. Policia e shpëton dhe e mban në vend të sigurtë

3 Janar 2018, 10:44Rajoni TEMA

Në mëngjesin e djeshëm, më 2 janar 2018, në orën 00:58, në qytetin suedez Helsingborg ndodhi një shpërthim i madh i eksplozivit që ishte vendosur para derës së banesës së vajzës së veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt, bëjnë të ditur mediet suedeze

Nga shpërthimi i fuqishëm u plagos Ariana Haradinaj, e cila punon si infermiere në këtë qytet dhe është duke u përgatitur që të fillojë studimet në Suedi. KosovaPress ka kontaktuar prindin e Arianës, z. Nasim Haradinaj i cili është pyetur nëse sulmi ndërlidhet me veprimtarinë e tij politike.

“Vendosja e eksplozivit në ndërtesat ku banojnë civilë është akt terrorist pa marrë parasysh se kush është objekt sulmi. Unë nuk dëshiroj që të bëhen spekulime rreth motiveve të këtij akti sepse u takon autoriteteve të hetuesisë suedeze që ta hetojnë rastin dhe tek pasi të ndriçohet në tërësi ky rast atëherë institucionet e drejtësisë së këtij vendi do ta thonë fjalën përfundimtare edhe për motivet e sulmit”, Tha Haradinaj. Pas trajtimit të plagëve në spital, policia suedeze e ka strehuar Arianën në një vend të sigurt.
Siç njoftojnë mediet suedeze, para derës së banesës së Ariana Haradinajt, ishte vendosur një eksploziv, i cili shpërtheu dhe la të plagosur atë, transmeton Gazetametro.net.

Përveç hetimit teknik, policia trokiti në derën e fqinjëve dhe bisedoi me ta rreth asaj që ata e dëgjuan dhe panë natën që ndodhi ngjarja.

Fqinjët kanë thënë për SVT se vajza ka dalë nga banesa duke rrjedhur gjak, pas shpërthimit.

Linku i lajmit të medieve suedeze: https://www.aftonbladet.se/nyh…

1 komente në “Shperthen banesa ku jeton Ariana Haradinaj, vajza e nënkryetarit të shoqatës së veteranëve në Kosovë. Policia e shpëton dhe e mban në vend të sigurtë”

  1. Shqiptari nga Kosova says:

    Po po, UDB eshte akoma gjall..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje