Situata ne kampin opozitar apo me sakte marredheniet mes PD dhe LSI nuk jane dhe aq te mira.
Pas deklarates se Lulzim Bashes ne nje emision televiziv se nuk ka aleance mes PD dhe LSI, vjen dhe nje ragim tjeter kete radhe i deputeti demokrat Agron Shehaj.
Deputeti Shehaj qe cilesohet dhe si “delfin” i Bashes dhe qe percjell ne publik ate qe kreu demokrat nuk guxon ta artikuloje vete kunder Kryemadhit, akuzon LSI se ka heshtur në lidhje me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me qëllim shpëtimin e mandatit të deputetit Gledion Rehovica.
Shehaj ne rrjetin social shkruan se ne kete fillimviti i vetmi shqetësim për LSI ka qenë rreziku për heqjen e mandatit te deputetit të saj Gledion Rehovica, për të cilin prokuroria ka kërkuar ndërprerjen e mandatit.
Postimi i plotë i Shehajt:
LSI auto-censurohet mbi audio përgjimet e Tahirit për të shpëtuar mandatin e deputetit.
LSI që ka qenë kaq e egër dhe aktive në procesin ndaj ish ministrit të brendshëm, thjesht ka heshtur pas publikimit te audios së përgjimit ku dëgjohej dhe jo vetëm lexohej qartas përfshirja e Saimir Tahirit dhe vëllezërve Habilaj në atë që mund te konsiderohet pa frikë bashkepunim ne trafikun e lëndëve narkotike.
Ne ditët e para te janarit i vetmi shqetësim për lsi ka qenë rreziku për heqjen e mandatit te deputetit të saj Gledion Rehovica. Një ditë më parë gjatë mbledhjes se KQZ anëtari i LSI ne këtë komision ka bashkur votën me anëtarët e PS duke u bere kështu avokate edhe të deputetit tjetër Aqif Rakipi.
Opozita e Lulzim-Berishes,eshte per “transparence”,lejimin e “mendimit ndryshe” ne PD.Sa eshte e vertete kjo?Nuk besoj se ka gje te perbashket “mendimi ndryshe” me kete parti.Vetem fakti se,PD-ja nuk lejon “mendim ndryshe” prej te sajit,nga nje parti tjeter e pamvarur prej saj,merreni me mend se si ajo,te lejoje mendimin ndryshe brenda rradheve te saj…Personalisht nuk mbeshtes as PD-ne dhe as LSI-ne,por mendesia e PD-se ne kete rast,eshte me teper se komuniste…
XING!!! KOKAT HËNGSHIN.
ÇIZMJA ORDINERE, ËSHTË LLUMI I LLUMIT.
LULUSHJA,ËSHTË NOWE FARE.????
Aleance ujqrish, grabitesish…