Astrit Patozi: Në festën e “RD”-së nuk shkova për të takuar Lulin, tani dhe ftesat i ndan partia dhe kryetari

5 Janar 2018, 19:12Politika TEMA

Astrit Patozi ka komentuar shtrëngimin e duarve me Lulzim Bashën, gjatë festës së 27-vjetorit të “Rilindjes Demokratike”.

Ai ka thënë se ka shkuar në festë jo për të takuar Bashën, por për të nderuar gazetën për të cilën ka kontribuar për disa vite.

Ditë e gëzueshme, ditë festive edhe i takon që të evitohen fjalët e hidhura.

Por dua të them që sot nuk kam ardhur për Lulzim Bashën, por pët gazetën “Rilindja Demokratike”.

Kam ardhur me bindjen jo thjeshtë si një ish-kryeredaktor i saj, si një gazetar i saj për shumë vite me radhë, por më tepër si njëri prej njerëzve në Shqipëri, që ka një koncept të qartë se çfarë ësthë liria e medias dhe çfarë është liria e shtypit për një vend demokratik”, tha Patozi për mediat.

Sipas Patozit, fakti që partia zgjedh të ftojë njerëzit në festën kur dikur ftoheshin gazetarët, nuk është gjë e mirë.

Dikur në përvjetorët e gazetës ftoheshin gazetarët, tani i fton partia, nuk është shenjë e mirë për PD e udhëhequr nga Basha, as për gazetën.

Duke kujtuar ditën e parë të RD mendoj se nuk është e vështirë magjia që bëri. Shqiptarët e prisnin si thesar, nuk ka magji, ka qenë etja për shpresë. Atëherë shqiptarët e kuptuan shpresën tek opozita. Sot opozita e Bashës nuk është në këtë lartësi për të ngjallur shpresë”, u shpreh Patozi. (TemA)

3 komente në “Astrit Patozi: Në festën e “RD”-së nuk shkova për të takuar Lulin, tani dhe ftesat i ndan partia dhe kryetari”

  1. lavdosh says:

    a ka njeri qe lexon RD? Sa eshte tirazhi? Po online sa veta e lexojne rregullisht? Me kete gjendje qe eshte PD, me siguri kjo do te jete viti i fundit qe RD del ne shtyp. Online mund te mbijetoje si portal, por duhet te ndryshoje linjen editoriale dhe mesazhin qe jep. Nje RD si Gazeta 55 nuk mund te mbijetoje

  2. Mos,une sa po u gezova qe ju ishit pajtuat per te miren dhe unitetin parti popull.
    Ti patoz ta menderoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje