Laboratori hapësinor i Kinës, Tiangong-1, u cilësua si një simbol i fuqishëm i teknologjisë kineze, kur u lëshua në vitin 2011. Por 7 vjet më pas, ai ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bjerë sërish në Tokë deri në fund të muajit mars. Edhe pse përbën një rrezik të vogël për njerëzit, ai shihet si njollë në rrugën e Kinës për t’u bërë një superfuqi në hapësirë.
“Kinezët janë në siklet kur është fjala për të dhënë shpjegime për këtë. Rreziku është i vogël, por është praktikë e pranuar ndërkombëtarisht se objekte me madhësi të tillë nuk duhet të bien nga qielli”, thotë Jonathan McDowell, astrofizikant në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikën.
Ekspertët e hapësirës kanë vlerësuar se rreziku potencial për njerëzit në Tokë është minimal, praktikisht shanset që pjesë të tij të dëmtojnë ndonjë njeri janë 1 në 1 trilion. Për të kuptuar sa është rreziku mjafton të kujtojmë se shanset që një person të goditet nga rrufeja në SHBA janë 1 në 1.4 milionë.
Në rastin më të mirë dhe skenarin më të mundshëm, laboratori hapësinor kinez do të digjet sapo të hyjë në atmosferën e Tokës, ndërsa pak pjesë mund të bien në oqean.
Skenari më i keq është ai i rënies së “Tiangong-1” në një zonë të populluar. Pasojat do të ishin disa dëme të vogla në prona të patundshme. “Por kjo nuk ka ndodhur në 60 vjet histori të rikthimit të mbetjeve nga hapësira. Pra shanset janë shumë të vogla”, thonë ekspertët.
Sateliti me peshë 8.5 tonë është lëshuar në shtator 2011. Ai ishte pjesë e një plani ambicioz të Kinës, që përfshin edhe dërgimin e një njeriu në Hënë dhe zbritjen e një mjeti në Mars. “Tiangong-1” pushoi së funksionuari në mars 2016, por Kina nuk foli kurrë për arsyet. Kina mund të ketë humbur kontrollin mbi laboratorin hapësinor sepse atij i ka mbaruar karburanti, thotë një profesor i Universitetit të Floridas.
(CNN-TemA TV)
Do e ken bere me mall kinez..
Fishta yne i madh, para 110 viteve, ka pas thene : “mos i ngacmoni kinezet e ngrate, mbasi punen e dijen, i kane zanate”.Komentet e tjera, nuk vlejne.
Shko e meso Anglishten se jeni per te ardhur keq? Kinezet e kishin parashikuar qe ai Stacion do te qendronte ne hapsire vetem 2 vjet kurse ai qendroj atje me shum se 4 vjet? Kapish.Turp per mis-informimin qe i beni popullit bageti e bujqesi.
Nga Libri i Kuq i Citateve te Kryetarit Mao:
-Provo nje here, deshto.
-Provo edhe nje here tjeter, prape deshto.
-Dhe perseri provo e provo, dhe prape do deshtosh.
-Dhe keshtu vazhdo, deri sa me siguri do korresh fitoren.
Dhe Kina e ka provuar, e provuar, e provuar… deri sa ka arritur fitoren.
Rrezimi i pritshem i ketij sateliti kinez nuk eshte deshtim strategjik, por vetem nje deshtim taktik, ne rrugen provo e provo, deshto dhe deshto, deri ne fitore.
Mjafton te kujtome se cdo sukses amerikan apo rus, apo i kujtdo tjeter ne bote, ka kaluar nepermes shume e shume deshtimesh dhe provash dhe riprovash.
Titujt propogandistike per deshtime te KInes, nuk i sherbejne imperativit global per te sfiduar realisht dhe konkuruar ne cdo front gjigantin e verdhe te Lindjes se Larget.
Ne balle te ketij ballafaqimi epokal ndermjet Perendimit dhe Kines eshte Amerika; por Amerika ka nje problem te madh: koston e larte te fuqise puntore si dhe koston edhe me te larte te formimit, trajnimit dhe mbajtjes se shtreses se inteligjencies projektuese, programuese dhe zbatuese ne krahasim me kostot respektive te Kines, kosto te cilat edhe pse ne rritje ne Kine, ende jane shume me te uleta se ato te Amerikes.
Kjo diference ne kostot e fuqise punetore dhe te inteligjencies se dy kampeve, reflektohet ne diferencat e cmimeve te produkteve per konsum te brendshem dhe ato per eksport, duke i bere eksportet kineze shume kompetitive dhe duke i bere ato te paperballueshme, duke bere qe Kina te kete nje bilanc shume pozitiv -eksport-import, dmth nje grumbullim te madh ne duart e saj te monedhave te forta, perfshire dollarin.
Qe Amerika te behet me kompetitive ne tregjet boterore ku konkuron me Kinen, ka vetem nje rruge: te ule koston e fuqise se saj punetore dhe inteligjencies krijuese, programuese dhe zbatuese.
Korporatat amerikane kane kohe qe po mundohen ta bejne kete, nepermjet Kongresit dhe Administrates Federale qe jane teresisht ne sherbim te tyre, duke varferuar shtresen e mesme amerikane deri ne ekstreme te rrezikshme, si rruga klasike e thellimit te diferencave pasurore ne vend, ndermjet super te pasurve dhe shumices dermuese te varferuar ne ekstrem.
(Me kete rast, edhe per pak humor, nuk mund te rri pa kujtuar ate barcaleten e atij fshatarit makut e te trashe qe, per te kursyer, filloi t’i pergjysmonte gomarit racionin e ushqimit ditor, megjithse e ngarkonte me te njejtat pune te renda te perditeshme deri sa nje dite tha me vete: Po ky, qen bir qeni, njelloj po ponon, si me racionin e plote qe merrte me pare, si me racionet e pergjysmuara sistematikisht, e pra, sot nuk do t’i jap hic per te ngrene! Dhe e nxorri ate dite gomarin e gjore ne punet e renda te pangrene, dhe i gjori gomar vazhdoi te punonte pa llafe gjithe diten e perendise deri ne darke, kur u mbyll i pangrene ne haur ndersa i zoti po kenaqej qe, me ne fund, e gjeti menyren e re per te kursyer; por te nesermen ne sabah, kur shkoi te nxirte gomarin per pune, e gjeti te shtrire e me kembet perpjete, pa fryme dhe pa jete dhe perseri, ky makut dhe idiot, nuk ju ndenj pa thene: Po ky qen bir qeni, tani e gjeti te ngordhte, tamam diten qe une e mesova te punonte pa ngrene?)
E megjithate, pra me gjithe varferimin drastik te shtreses se mesme amerikane, kjo nuk ka cuar dhe nuk do te coje ne reduktimin e real te kostove te fuqise puntore dhe krijuese, pra nuk do te coje as ne reduktimin e cmimeve te produkteve amerikane per eksport, pra as ne rritjen e forces konkuruese amerikane ne tregjet globale dhe ne do vazhdojme te shohim, pas cdo produkti qe blejme ne tregun e mallrave te konsumit te gjere dhe gradualisht edhe te makinerive te ndryshme te perdorimit masiv, stampen: Made in China.
Sepse,menyra e vetme reale e uljes se kostove te fuqise puntore dhe krijuese amerikane eshte reduktimi i cmimeve te faktoreve kryesore qe ndikojne ne keto kosto, faktore qe po i rendisim me poshte:
Kostoja e shtepive te banimit/qirave, kostoja e sigurimeve shendetesore te popullates, kostoja e shkollimit universitar dhe pasuniversitar te inteligjencies teknike e shkencore si dhe kostot e makinave/automobilave personale ose te transporteve publike per nevojat jetesore me se pari te arritjes ne vendin e punes dhe mbrapsht ne shtepi. (Qe ne fakt, jane edhe arsyet kryesore per te cilat amerikanet marrin kredi dhe hyjne ne borxhe tek bankat, borxhe me kamata te kripura, te cilat, ne pergjithesi, nese nuk kane shkuar bankrupt/ ne faliment, ose mezi arrijne t’i shlyejne nga fundi i jetes se tyre, ose asnjehere)
Por, tani per tani, nuk duken ne horizont shanset qe keto kosto qe renditem me lart te ulen, pasi keto sherbime dhe ato parazitaret te lidhura me to, perbejne edhe burimin kryesor te fitimeve te korporatave kryesore te vendit, qe bejne ligjin ne Kongresin dhe Senatin amerikan. Madje, keto kosto, rriten cdo vit e me shume.
Ja pse, pervec faktoreve te angazhimeve globale gjeostrategjike amerikane qe kane nje kosto teper te larte per vendin, ndersa ky satelit kinez po vazhdon te bjere drejt atmosferes se Tokes, Kina do te vazhdoje ngjitjen e saj drejt objektivit te kthimit te saj ne superfuqine globale te pakonkurueshme, se pari ekonomikisht dhe financiarisht, e pastaj edhe nga pikepamja teknologjike dhe ushtarake.
Hej moderator,
Ke marre pushime te gjata kete fundjave?
Qe nga dje pasdite kam postuar nje koment ketu, ku ju shenoni 4 komente te postuara, por keni cfaqur vetem dy prej tyre deri tani pas afro 24 oresh. Eshte censurim apo neglizhence?aa
Ky satelit u dergua ne hapesire per nje kohe te shkurter.
Misinformimi nga Perendimi nuk do ndaloj dot as ngritjen ekonomike dhe teknologjike te Kines.
Kina tani eshte bere nje superfuqi qe po pushton boten ekonomikisht duke fituar dhe duke dhene fitime vendeve qe bene marreveshje ekonomike.
Ngritja ekonomike e Kines eshte ajo qe ka ndihmuar gjithe boten, duke perfshire Ameriken, Rusine, Italine Gjermanine e te tjere, se ketu ne Kine shiten me shume Iphone, hapet 1 Starbucks cdo dite, ka me shume Ferrari dhe Lamborghini po ashtu Audi, BMW dhe Mercedes ne bote. Mbi 200 milione Kineze po vizitojne Thailanden, Francen, Italine dhe sidomos Ameriken ku secili le mbi 10,000 dollare si turist.
Duhet te shkruash libra per Kinen ekonomine dhe fuqine e tyre dhe si po ndihmon gjithe boten jo duke pushtuar po duke hapur vende pune dhe duke bere marreveshje miliardash me pothuajse cdo shtet ne bote.
Mire do ishte qe Shqiperia te aktivizoj lidhjet me Kinen sidomos tani qe lideret e saj si Xi Jing Pin dhe te tjere mbajne mend historine tone dhe e kane Shqiperine ne zemer.
Tung nga PEKINI
Vasil Gjika