Kush ishte astronauti legjendar John Young që ndërroi jetë sot

7 Janar 2018, 14:33Bota TEMA

Astronauti legjndar i Shteteve të Bashkuara, John Young, ka vdekur mbrëmë në moshën 87 vjeçare.

Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA ka njoftuar se Young ka vdekur në shtëpinë e tij në Hjuston, pasi ka vuajtur nga pneumonia.

NASA i referohet astronautit të ndjerë si njëri prej pionierëve të kësaj agjencie, pasi ai është i vetmi kozmonaut që ka fluturuar në kuadër të programeve Gemini, Apollo dhe Space Shuttle.

John Young ishte personi i parë që ka fluturuar në gjithësi gjashtë herë dhe personi i nëntë që ka ecur në Hënë, gjatë karrierës së tij 42 vjeçare. Kjo ishte karriera më gjatë e një astronauti.

1 komente në “Kush ishte astronauti legjendar John Young që ndërroi jetë sot”

  1. Baliu says:

    Edhe nje detal me rendesi, kur ka qene ne Hene, e ka harruar kuleten plot me bitcoin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje