Nisma “Dhuro një pemë”, historitë prekëse të tre personazheve që kontribuan për kryeqytetin

8 Janar 2018, 10:27Sociale TEMA
Nisma “Dhuro një pemë”, historitë prekëse

Kohët e fundit, qytetarët e Tiranës janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e aksioneve për mbjelljen e pemëve, si një mundësi për të jetuar shëndetshëm.

 Një nga figurat e njohura të botës akademike në kryeqytet, Prof. Dr. Marenglen Spiro iu bashkua thirrjes së kryebashkiakut Veliaj duke dhuruar një pemë ulliri për mbesën e sapoardhur në jetë, Olivia dhe një pemë fotinja në nderim të nënës së tij, Fotini! Një dhuratë e çmuar që lidh sëbashku brezat!

 Ndërsa një qytetar nga Tirana,  Pandi Zdruli zgjodhi t’i dhuronte Tiranës një pemë për 60 – vjetorin e tij. Ai zgjodhi një mënyrë krejt të veçantë për të uruar veten e tij duke i shtuar një element të rëndësishëm “mushkërisë” së re për të cilën po investohet kaq shumë në kryeqytet, për uljen e nivelit të ndotjes përmes mbjelljes së pemëve të reja.

 Por kjo nismë ka gjetur mbështetje më së shumti tek brezat e rin. I riu Ervis Shehu dhuroi një lis të kuq pranë Vëllezërve Frashëri te Parku i Madh duke u bërë pjesë e nismës ”Dhuro një pemë”!

 Bashkia e Tiranës, tashme prej disa vitesh që nga ardhja e Erion Veliaj në krye të saj, ka promovuar iniciativa të tilla të cilat synojnë që përmes strategjisë së gjelbër, të mbillen 2 milionë pemë deri në 2030.

1 komente në “Nisma “Dhuro një pemë”, historitë prekëse të tre personazheve që kontribuan për kryeqytetin”

  1. Shqiptari says:

    Keshtu jane bere shtete qe ne shqiptaret sot i marrim si shembull ose rendim pas tyre!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje