Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një foto të Leos, 9-vjeçarit të lindur me një defekt në kocka, dhe që për vite me radhë i është nënshtruar operacioneve të ndryshme.
Rama ka shoqëruar me makinë në shkollë, Leon e vogël.
Ditën e Vitit të Ri, kreu i qeverisë në rubrikën “Ka një mesazh për Ty” tek Ardit Gjebrea, iu përgjigj letrës që Leo i kishte shkruar këtë fundvit Babagjyshit.
Leo është shprehur se nga “Babagjyshi” pret këtë vit një makinë me të cilën të mund të shkojë në shkollë, dhe një fizioterapist që ta ndihmojë.
Fill pas këtij momenti, në studio hyri kryeministri Rama i veshur si “Babagjyshi” i Vitit të Ri dhe i ka bërë surprizën e veçantë, duke ia realizuar dëshirat.
“Mirëmëngjes dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë,” shkruan Rama në Facebook.
Bravo 1000 here. Akt njerezor. Greket i bene buje “babagjyshit” tone… Leos i uroj tere te mirat e rezultate ne mesime dhe te çohet sa me shpejt ne kembe.
Le te thon ç’fare te duan,le te lehin sa te duan,dite e nat kundra Edi Rames,por kryeministri Rama deri sot eshte me i miri nga te gjithe kryeministrat.Mbi te gjitha eshte human,dhe me keto qe po bene per njerzit ne nevoj,ai tregon shpirtin e tij,dhemshurine tij si prind,por edhe si udheheqes i vendit.Plotesimi i deshires se ketij femije nga kryeministri Rame e tregon me se miri ndergjegjen e tij te larte dhe humane.
Bëre Kryevepër Zo .Rama
Falemnderit i nderuar Kryeminister per aktin human qe realizuat per LEON e vogel qe i urojme sherim te shpejt dhe suksese ne mesime..