Metamorfoza e emrave, nga Stalin e Lenin, tek ata brazilianë

7 Janar 2018, 08:55Sociale TEMA

Shumë prindër përpiqen që t’u vendosin emra interesantë fëmijëve të tyre. Emra të huazuar nga filma, libra, apo të formuar nga bashkime shkronjash.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në të kaluarën, në Shqipëri janë vendosur emra që lidheshin me besime fetare, si atë të krishterë ashtu edhe mysliman. Për shkak edhe të pushtimit të gjatë Osman, kryesisht kjo ka qenë e dukshme tek besimi mysliman ku emrat më të përdorur ishin emra me domethënie fetare me origjinë turke.

Më pas, me ndalimin me ligj të fesë në vitin 1967, u ndalua edhe përdorimi i këtyre emrave fetarë. Sipas gjuhëtares Linda Mëniku, kjo solli një rikthim tek emrat e vjetër autoktonë.

“Dalja e emrave fetarë nga qarkullimi sigurisht që rriti mundësinë e përdorimit të emrave ilirë që lidheshin me emra të fiseve Ilire, si fisi i Albanëve, fisi i Enkelejve apo fisi i Taulantëve dhe më pas me emrat që kishin të bënin me emrat e mbretërve ilirë, si Agron, Genti, Teuta etj.”

Por gjatë periudhës së komunizmit, shumë të përdorur kanë qenë edhe emra që lidheshin me regjimin e asaj kohe, si Stalin, Lenin, Engels, Kongres, Partizan etj.

Pas viteve ’90, duket sikur edhe emrat ilirë të përdorura deri në atë kohë, u vjetruan.

“Është një prirje për të mos pasur përdorimin e emrave ilirë të cilët janë përdorur gjerësisht deri në vitin ’90, pra jo emri Alban, Albana apo emri Agron dhe Teuta por ka një prirje drejt emrave Ilirë më pak të përdorur, p.sh. siç është emir Bojken, apo Skerdilajd, apo Glauk, që është një prirje e viteve të fundit, ose emrit etnik të shqiptarëve, emri Arbër.”

 Por përveç këtyre, filloi një përdorim në masë i emrave të huaj.

“Duke qenë se ligjërisht shqiptarët nuk lejoheshin që deri në vitin 1990 të vendosnin emra të huaj, për fëmijët e tyre dhe ishte një lloj dëshire e brendshme e tyre për ti patur këto emra, pikërisht në 90-ën kur ndodhi transformimi i madh i shoqërisë shqiptare, e para gjë që u bë ishte vendosja e emrave të huaj.”

Një ndikim të madh kanë pasur edhe serialet televizive.

“Kanë një ndikim shumë të madh telenovelat e huaja. Ne  kemi breza të tërë shqiptarësh që kanë marrë emrat e telenovelave. Në qoftë se në një periudhe kishin ndikim shumë të madh telenovelat nga Brazili apo Amerika Latine, tashmë kanë një ndikim shumë të madh telenovelat turke dhe ndoshta brezi i ri i shqiptarëve mund të ketë këtë lloj ndikimi.” Klan Plus

6 komente në “Metamorfoza e emrave, nga Stalin e Lenin, tek ata brazilianë”

  1. Ari says:

    Nje pyetje, prof e nderuar! Procese te tilla historike kane patur edhe popujt fqinje psh Serbet apo Greket etj. Perse ky fenomen eshte – te pakten ne Ballkan- masiv vetem nder shqiptaret? Flm per pergjigjen nese mundeni.

  2. EMRI SHQIP says:

    Shqiptaret nuk kane emra religjioz por kane emra ne gjuhen SHQIPE ose ne gjuhe te HUAJ.

    Emrat duhet te jene ne gjuhe SHQIPE.

    Per shembull emri Muhamed nuk eshte emer rekigjioz por emer ne gjuhen Arabe, sepse Muhamedi u be religjioz apo musliman ne moshen 40 vjeqare, nersa emri i tij nuk ka mund te jete religjioz kur ai lindi, sepse nuk ka pase religjion Islam ne kohen e lindjes se muhamedit.

    Njerezit me te poshter te KOMBIT SHQIPTAR jane ata qe i emrojne femijet ne gjuhe te huaj,

    Per shembull ne Kosove atedhetari me i madh per mua ishte IBRAHIM FEHMIU i cili ne vitet 1929-1939 i emroi 7 femijet e tij me emra SHQIP….: ARSIM, BEKIM DRITA, BESA, FATMIR, BASHKIM..dhe i shtati nuk me kujtohet…….por eshte SHQIP.
    Poashtu mbiemrt qe ne gramatike e cilesojne EMRIN duhet te zavendesohen me MBIEMRA SHQIP……..sepse ka shume mbiemra ne gjhet Arabe, Turke Serbe, qe e ndotin gjuhen Shqipe.

    Une e kam pase emrin ne arabisht dhe mbiemrin ne serbisht ……MAHMUUT GLLAVURDA….dhe qe nga viti 2008 e kam bere DARDAN GASHI

  3. drejtesia po vjen says:

    Zonja, nuk e di ne eshte kjo ne foto se emer s’ka (anonime) qe une te bindem, le te me shkruaj ketu se me çfare ligji (nr ect) eshte ndaluar feja, ose me çfare ligji jane ndaluar emrat e huaj. Nuk zgjatem se injornaca sot ne Shqiperi eshte aq e madhe sa me lirine ( çthurjen) qe kane te vjen neveri te perballesh me ta duke zgjedhur heshtje; shiko e kalo. Dy gjera: per fene; me inisiativen (nxitjen) e te rinjeve te shkolles Naim Frasheri ne Durres u hodh idea per eleminimin e fes. Dhe proaganda ishte me e forte se ligj, por ligj per ndalimin e fese nuk ka patur. E dyta per emrat e huaj; ligj nuk ka patur por ne gjendjet civile egzistonte nje liste me emra shqiptar qe mund te zgjidhje. Kuptohe, opinioni te denonte, por jo ligji. E treta; per emrat sipas fese perkatese: andej nga jam une, eshte vend i myslymanizuar, por shumica e emrave te njerzeve jane te krishtere, por edhe te toponimeve. Dhe ne fund: behen analiza kaq te dobta e pa asnje te dhene konrete apo shkencore sa ndjej neveri. Demi eshte i imi me sa shikoj se shoqeria po zhytet ne amuline e padijes por dhe te genjeshtres.

  4. Sovjetik Hanspeter Sulejmani says:

    karakteristike e popujve evgjit ndrimi emrave ,popuj te ardhur pa tradita ,amalgam emrash nga e gjithe bota.

  5. nezo says:

    nuk ka pasur si thoni ju emra Stalin ,Lenin ,Engles etj. Por ka pasur emra si Vladimir , Natasha , Najada etj

  6. Baliu says:

    Emertimi i femijeve shqiptar me emra te huaj nuk do te ndalet, derisa shumica e shqiptarve do te mund te gjejne buke ne atdheun e vet. Emrat e huaj jan simbol i shpresave te humbura, siq thoshte Migjeni dikur. Shumica e prinderve e ndjejne ne vete se femija i tyre do te perfundoj ne vende te huaja duke kerkuar nje kore buke, apo ne formen moderne “nje jete me te mire”, dhe gjoja me nje emer te huaj, apo “internacional”, do ti kene shancat me te mira per te mbijetuar. Te huajt edhe ashtu ta ndryshojne emrin ashtu siq ju pelqen atyre, ska nevoje per “parapergaditje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje