Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka thënë se do të forcohet lufta kundër pirjes së duhanit në ambiente publike.
“Lufta me duhanin në ambjentet e mbyllura nuk do të jetë më me aksione sporadike, por me kontrolle dhe rikontrolle ditën dhe natën, në çdo bar, restorant apo ambjente të tjera publike, në zbatim të ligjit që ndalon rreptësishit konsumin e duhanit në ambjente të mbyllura, duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve.
Gjatë takimit me inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor diskutuam për planin konkret për ta çuar deri në fund luftën me këtë fenomen që shkakton dëme të jashtëzakonshme në shëndet.
Zero tolerancë për këdo që shkel ligjin”, tha ajo.(TemA)
Hidh nje sy nga spitali i traums zonja ministre jo per petsonelin mjek po per gjemdjen e spitalit
Kalova Vitin e Ri në Sarajevë!Në kafen Europa e kudo në ambjente publike duhani pihej me “Llullë”.Ehh..ku je Tirana ime thashë me vehte!Vetëm njerëz me vizion çojnë më tej zbatimin e ligjit me tolerancë zero!Urime Shqipëri! Edhe për kaq më bën krenar.