Furtunë në AKU, shkarkohen tre drejtorë për sigurinë ushqimore

6 Janar 2018, 15:57Sociale TEMA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasoje e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme, ka vendosur pezullimin e tre drejtuesve të saj.

Me motiv kryesor mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, drejtorët rajonalë në Qarkun Korçë, Dibër dhe Lezhë nuk do të ushtrojnë më këtë detyrë.

Ndërkohë mësohet se do të vijojë më tej procesi i auditimit të aktivitetit të çdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejtues e deri tek roli bazë në AKU.

Ky institucion garanton se do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë kontrollet duke mos toleruar asnjë rast në mos përmbushjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sigurisë ushqimorë në vend.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje