Befason shkencëtari: Njeriu ka ardhur nga një tjetër galaktikë

9 Janar 2018, 17:54Lifestyle TEMA

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzimit dhe gjithçka që e rrethon atë, nuk është material “autokton” i galaksisë sonë, por i mbërritur miliarda e miliarda vite më parë nga hapësira.

Në këtë përfundim ka mbërritur studimi i fundit i kryer duke shfrytëzuar simulimin kompjuterik të atyre që njihen si “transferta ekstragalaktike”, shkruan tch.

Këto të fundit janë një zbulim relativisht i ri për shkencëtarët, që thonë se bëhet fjalë për erëra të forta në hapësirë që transportojnë me vete materiale nga njëra galaksi në tjetrën.

E në bazë të këtij simulimi, thotë astrofizikani udhëheqës i studimit, Daniel Anglés-Alcázar, mund të themi se me gjasa njerëzimi dhe një pjesë e konsiderueshme e materies, jo vetëm në sistemin tonë diellor, por në gjithë “Rrugën e Qumështit” është “emigrante” nga galaksi të tjera.

“Duke pasur parasysh sesa shumë materie e ekstragalakstike mund të ndodhet në galaksinë tonë, mund ta quajmë veten pa asnjë frikë si emigrantë ndërgalaktikë”, thotë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje