Nje nder deputetet me afer Bashes dhe qe percjell qendrimin e tij ne publik kur nuk deshiron vete, Ervin Salianji e quan aleancen me LSI te diktuar dhe prej hallit.
Nderkohe qe nenvizon se peshen kryesore ne protestat e pritshme te opozites e mban PD, si partia me e madhe.
“Peshën e protestës, lidershipin, drejtimin e protestës e ka pasur PD si partia më e madhe e opozitës dhe me kartë morale të fortë për të thërritur njerëzit në protestë”, u shpreh deputeti i PD, Ervin Salianji në “45 minuta” në Report Tv, duke komentuar protestën e ardhshme të opozitës në 27 janar.
Salianji zbuloi se në mbledhjen e PD me aleatët ka pasur dakordësi për mbajtjen e kësaj proteste masive në fund të muajit. Sa i takon bashkëpunimit me LSI, deputeti i PD thekson se është një aleancë e diktuar edhe përmes numrave me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Megjithatë, tha ai, LSI ndan të njëjtat qëndrime me PD sa i takon shkeljes së Kushtetutës dhe kanabizimit të vendit.
“Ka pasur dakordësi edhe nga aleatët, por peshën e protestës, lidershipin, drejtimin e protestës e ka pasur PD si partia më e madhe e opozitës dhe me kartë morale të fortë për të thërritur njerëzit në protestë.
Në këtë front opozitar bashkohen edhe parti të tjera të cilat nuk bien dakord me qeverinë.
Kjo është situata me aleatët. LSI është një prej partive aleate e rëndësishme për shkak të numrave.
LSI është një parti e cila ka një numër të madh përfaqësuesish në parlament, të cilat janë vota.
Për kauzën e krimit dhe kanabizimit LSI edhe kur ka qenë në qeverisje ka qenë aktive dhe kundër”, u shpreh Salianji.
Genjen! Babai i tij eshte kusheriri i Ilir Metes.
Ervin kur do paguani 18 milionshin e dritave te Sheges(nenes tuaj),mere ne proteste te mos paguani dritat,paturpesija juaj.