Një 65-vjeçar jeton në tualetet publike të qytetit të Vlorës. Prej 10 vitesh, Vladimir Tahiraj jeton në një sipërfaqe rreth 5 metra katrorë, vend i ftohtë dhe me lagështirë.
“Fiks Fare” udhëtoi drejt Vlorës, ku dëgjoi rrëfimin prekës.
“Kushtet janë shumë të vështira Edhe qeni mos të rrojë kështu. Kam ftohtë, uri. Jam bërë dy lekë njeri, i dobët. Gjendja është shumë e keqe”, thotë Tahiraj.
Më tej, ai shton se kërkon vetëm një kolibe.
“Të paktën të mos vdes këtu. Të mos thonë njerëzit vdiq në banjo, se kjo ngel si histori”, vijon ai, teksa tregon edhe kalvarin e jetës.
Në diktaturë ka bërë 28 vite burg për plagosje të rëndë. Pas viteve ’90 është martuar dhe ka një fëmijë.
Më pas është ndarë dhe ish-bashkëshortja e djali jetojnë prej shumë vitesh në Greqi, ndërsa Vladimiri nuk ka asnjë kontakt.
“Unë jam ndarë nga bashkëshortja, po bëj 20 vite vetëm. Po bëj 20 vite që jetoj në këto ganxha. Kam punuar dhe më hoqën nga puna.
Kam që në vitin 2008 në këtë vend. Jetoj vetëm me 2.500 lekë asistencë. Unë rri ditë e natë shtrirë, nga e keqja. Ky vendi këtu ka qenë banjo.
Vendin ma dha bashkia se nuk kisha ku të rrija. Kushtet janë shumë të këqija. Edhe qeni nuk rri ashtu”, vijon Tahiraj, ndërsa tregon edhe vendin ku fle dhe ha.
“Unë po pata gatuaj. Në bashki nuk ta fishkëllen njeri. Nuk të jep asnjë dhomë. E kam takuar 5 herë kryetarin.
Ja çfarë kam gatuar sot, kaçamak. Bukë me vaj dhe ujë, si i thonë. Ja kaçamaku me bukë (tregon tenxheren). Shkoq bukën dhe e lyej me pak vaj kikirik dhe ujë.
S’ka trahana. Bukën ma jep një i furrës. Këto të tjerat janë ato që mbaj qirinjtë, se s’ka as drita.
Vendi është shumë i ftohtë, rri brenda në batanije. Unë dal nga dhoma nga ora 12:00, futem në orën 16 ose 17 brenda”, thotë 65-vjeçari.
Ai shprehet se në burg ishte 100 herë më mirë, pasi kishte për të ngrënë, për të pirë dhe për të fjetur.
Në fund, pyetjes se çfarë do të bëjë, i përgjigjet: Do të vdes këtu!
E para gje qe duhet te besh or mik eshte te shesesh ate oren dhe byzylykun dhe pastaj me te pare me te bere.
Thuaji kusareve te shqiperise , edvin drogaxhiut, ilir kusarit dhe sali kriminelit te japin vetem 0.01% te pasurise se tyre.
fytyra ”sociale” e nje shteti islamik…………….robi ka vleren e nje qeni!
Tahiro nuk te takon[ si myslo qe je] oikona e Panagias,merr foton e sulltan bajromit ose koranin te te ndihmoi………
Po mire mor bastard I prostitutes greke ne shqiperi, kaq kopil buceje je? ??
Nje njeriu te varfer I tregon panagjian o rrac shkerdhyer?
Ky shtet eshte i qelbur por edhe greqia e jevgjiteve ka me mijra jevgjit grek neper rruge pa shtepi dhe mijra drogaxhi grek neper rrugica te athines.
Luli ,monika dhe familja berisha qe po protestojn kunder varferis dhe per mireqenien e popullit pse nuk i japin ndonje apartament nga ato qe na kane vjedhur neve popullit
Po edvin drogaxhiu ka ndonje gje per te thene per varferine dhe vjedhjet?
Ke ke kusheri, Dashin e Havase apo ministrin e “bravo çuna” dhe te “policise qe duam”?
…ka qene shoku im i feminise ; ashtu i ka ardhur jeta…disa here neper burgje ; fatkeqesisht i pandreqshem. Megjithate meriton nje strehe sociale…!