Zhvillimi rural i vendit ka marrë një vëmendje të gjerë të qeverisë në këto vitet e fundit. Programi më ri i qeverisë “100 fshatrat” synon të krijojë për herë të parë modelin e suksesit në zhvillimin e integruar rural të vendit, sipas standardeve më të mira evropiane.
Katër ministritë, e Bujqësisë, Infrastrukturës dhe Energjisë, e Kulturës dhe ajo e Turizmit dhe e Mjedisit, kanë hartuar në bashkëpunim me kryetarët e bashkive dhe Agjencitë e Zhvillimit të Rajoneve një hartë me 100 fshatra në gjithë Shqipërinë, që do të transformohen në 100 modelet e para të zhvillimit të fshatit, “të së nesërmes”, pra të fshatit që ofron jo vetëm shërbime publike të përmirësuara nga pikëpamja urbane, por edhe mirëqenie ekonomike.
Përmes këtij programi ambicioz, qeveria synon të mbështesë banorët e këtyre zonave të ndërtojnë ekonomi të tjera.
Aty ku ka një monument kulture, (në këto 100 fshatra), ministria e Kulturës do të bëjë restaurime të monumenteve jo vetëm për hir të restaurimeve, por për ta lidhur këtë me elemente të tjerë, që e kthejnë në vlerë ekonomike, pra për ta bërë këtë fshat një atraksion të veçantë turistik.
Por, për ta kthyer në një atraksion të mirëfilltë zhvillimi, ministria e Infrastrukturës do të ndërhyjë me investime jo vetëm në ndërtimin e rrugëve, por edhe në rehabilitimin e shërbimeve publike si ujësjellësi, kanalizimet, furnizimi me energji.
Ndërsa ministria e Turizmit dhe ajo e Mjedisit është në këtë grup për të marrë përsipër të gjitha çështjet mjedisore dhe për të mbështetur strukturat akomoduese dhe ato turistike të këtyre fshatrave.
Nga ana e saj, ministria e Bujqësisë ka në plan mbështetjen e produkteve tipike dhe ngritjen e inkubatorëve për produktet tipike tradicionale të zonës, që përbëjnë vlerën unike të fshatit shqiptar.
Objektiv i këtij programi është që në krye të 4 viteve të krijojë në çdo bashki të Shqipërisë, një deri në dy fshatra të cilët plotësojnë të gjitha standardet e infrastrukturës, por edhe që sigurojnë mirëqenie të kënaqshme për fermerët.
“100 fshatrat” vendos standardin dhe bazë që shërben si model suksesi për t”u shtrirë në të gjithë vendin.
Programi nuk përzgjedh fshatrat me më shumë nevojë, por ato me më shumë potencial dhe që në gjithë këto vite, ndonëse s’ka pasur kujdes të posaçëm, ia kanë dalë të ndërtojnë restorante apo bujtina, kanë arritur të tërheqin turistët apo të nxjerrin një prodhim të tyrin tradicional, verë, raki apo reçelra cilësorë që janë mjaft të kërkuar nga tregu vendas dhe ai i huaj.
Pra programi “100 fshatrat” përzgjedh ato zona që kanë treguar diçka deri tani dhe do të mbështeten për të ecur përpara. (ATSH)
Fshati qe ploteson te gjitha standartet e infrastruktures per zhvillimin e integruar rural , qe duhet permiresuar nga pikpamja urbane, por edhe mireqenie ekonomike, per mbeshtetjen e banoreve te nje zone te tere dhe e lene ne harese ,per ndertimin dhe zhvillimin e ekonomise eshte fshati ideal ne rezom te delvines, i cili rethohet nga monumentet e kultures te lena pas dore , si varet e ilireve ne qafe te bresherit,kisha bizantine e shen(ajo)Minas,fshati ilir Kamenice (Delvina e vjeter),thesaret ilire ne bregun e Golemit ,rapi i shenjte i teqese etj, kan nevoje per investime e restaurime e zbulime arkeologjike te metejme per terheqje turistike, duhet te rehabilitohet sherbimi publik i ujesjellesit, kanalizimet dhe furnizimi e ndricimi me energji elektrike
Ky fshat ka potencial ndonese s’ ka patur kaq kujdese te posacem, fermeret nxjerin prodhimin e tyre si vere dhe raki, agrume dhe blektori, duhen mbeshtetur per te ecur perpara e per te treguar vlerat e fshatit shqiptar dhe me teper do te punesohen me qindra njerez dhe nuk do te largohen sic eshte bere nga fshatrat e tjera ne kete zone drejte qyteteve.
I beje thirje qeverise