FOTOT: Gati hapja e segmentit të dytë të Bulevardit të Ri, ja si do të jetë  

8 Janar 2018, 18:14Sociale TEMA
FOTOT: Gati hapja e segmentit të dytë të Bulevardit të Ri,

Segmenti i dytë i bulevardit të ri të Tiranës është pothuajse gati që të hapet në fund të këtij muaji.

Deri më tani kanë përfunduar punimet nëntokësore dhe pjesa e gjelbërimit, ndërkohë që ndriçimi është në testimet përfundimtare.

Pak ditë para hapjes, kur do të bëhet edhe hapja e segmentit të dytë, do të përfundojnë edhe punimet që i takojnë pjesës së asfaltimit të korsive të makinave dhe të biçikletave.

Sa i takon korsive të biçikletave, po bëhet sinkronizimi me pjesën e “Zogut I” dhe tashmë çdo i apasionuar pas dyrrotakut mund të përshkojë lirshëm deri në fund të segmentit të dytë pa iu dashur të ndërpritet në kryqëzime që lidhin Bulevardin me “Zogun e I” apo rrugët lidhëse.

Katër segmentet e këtij bulevardi dhe sheshet respektive pritet që të përfundojnë deri në fund të vitit.

Panorama përfundimtare nuk do të jetë vetëm një shesh në fund, por një strukturë shumë harmonike që do lidhë sheshin, lumin dhe ambientet e tjera përreth.

Bashkia e Tiranës ka planifikuar për këtë vit të përmbyllë edhe një rrugë lidhëse me rrugën “Jordan Misja”.

Bulevardi i Ri i Tiranës që përshkon segmentin nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës pritet të shndërrohet në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës moderne dhe rekreacionit, por edhe të institucioneve administrative që do të zhvendosen aty.

Vet Bashkia e Tiranës ka programuar që të zhvendos në këtë zonë zyrat e saj të shërbimit. Gjithashtu një sërë përfaqësish të huaja diplomatike kanë shprehur interes që të zhvendosin selitë e tyre përgjatë këtij bulevardi.(TemA)

11 komente në “FOTOT: Gati hapja e segmentit të dytë të Bulevardit të Ri, ja si do të jetë  ”

  1. ALPINI.
    NUK KA LENE LALI ERI.ASNJE SHITESI LULESH PA JU MBLEDHUR MBETURINAT .LULET QE NUK SHITEN .JU BLEU DHE BERI GJELBERIMIN.NE DY ANET E RRUGES ..QE PER MENDIMIN TIM GJITHECKA MUNDET TE JENE VETEM LULE NUK JANE.

    1. drejtesia po vjen says:

      Po ti Agim i njeh lulet?! Se mos mos mendon se lule jane vetem ato te Saliut. I jane fishkur e tretur atij tani .

  2. asd says:

    Bravo Veliaj. Nje Herkul i vertete.

    1. Zu Zu Zu says:

      Te na rroje sa malet !!

  3. ce says:

    kujt i kane plasur syte ,i dalcin vendt, nje bulevard si ky nuk e kam pare as ne Germani, as ne Itali, apo kroaci, e mal te zi ku kam qene, plasni o derra, rrofte Lali Eri per te miren e shqiperise si kryeminister i ardhshem , le te plase Noka, strasse ss , apo palokkja,,,,,,

  4. Shqiptari nga Kosova says:

    Vizionar…!

  5. ALPINI.
    Ti CE me qe bere krahasim me Gjermanine.Italine .etj.Me duket se keto shtete te kane pare dhe nuk i ke pare.Por keto nuk kane shume rendesi.Une te thashe per dy anet qe gjoja jane te gjelberta me disa lule .qe vetem lule nuk jane.Se me cfare cmimijane blere .une nuk merrem me kete pune.Por me duket shume i shemtuar me rrugen.

  6. XIXIIIIV says:

    Po ku ke parë më bukur ti mo pallê,
    ti ke qene duke fjetur mbi xhavorr,.? kur ke kaluar ato shtete ?..

  7. ALPINI.
    Mero nuk ke te drejte te heqesh komentet e mia.Se ne ato qe shkruaj ka ere korrupsion.Po deshte leme takim dhe shkojme dhe i shikojme bashke.

  8. Glauk says:

    Keshtu esht kur e ke perkrahjen e qeveris qendrore, Edi rama deshtoje se nuk pati perkrahjen e qeveris, pasi salihu ishte kryeminister. Lul basha deshtoje ne tirane, pasi rama ishte kryeminister. Ndersa Veliu por korre suksese pasi qeverin e udheheqe partia e tije dhe ka perkrahje te fuqishme nga qeveria qendrore. Jo se velia eshte me i zoti me i zgjut me vizionar se parardhsit e tije, rama dhe basha.

    Edhe ky deshtaku jon ne prishtine shpend ahmeti ka dy mandate qe deshton ne menyre me te turpshme tash ka filluar mandatin e dyte dhe deri sote nuk ka ber asnje investim kapital ky edhe per faktin se eshte shum i trash, injorante njeri komplet i deshtuar pa vizion dhe pa asnje ide se si zhvillohet nje kryeqytet. Ky injorante ka dy mandate dhe nuk ka arrit te bej nje investim te vetem kapital qofte edhe 1,km rruge te rendesishme per prishtinen. Edhe buxhetin nuk e ka aqe te vogel por 86,milion euro, gati sa tirana qe dy fishin e banorve.

  9. lilo says:

    Fjalet e shumta jane ” fukarrallek” thoshin te paret. Pra duhet pare realiteti, pse te mos krenohemi qe me dy vjet jane bere gjithe keto ndryshime ne Tirane dhe aq me teper ketu ku ka zbritur e gjithe Shqiperia! Kush nuk ka sy te mos flase. Ne duam te jetojme si njerez, jo me ligesi, se keshtu nuk duhet vendi. Shyqyr qe erdhi dita dhe u zgjerua Tirana, ka marre pamje qyteti europian. Kush nuk shikon, eshte “kot” dhe me mire mos diskutojne, se nuk ka kohe te rrime ne vend numero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje