Shumë studentë në pjesën më të madhe të fakulteteve në Kosovë(nuk është çudi që njësoj të jetë dhe në Shqipëri), nuk njohin veprimtarinë e figurave që mbart institucioni ku ata shkollohen.
Një rast i tillë raportohet me studentët e Universitetit të Prishtinës, pasi janë pyetur për veprimtarinë e atdhetarit Hasan Prishtina.
Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë asnjë informacion.
Ky konstatim ka dalë nga sondazhi i realizuar me 675 studentë të nëntë fakulteteve të UP-së.
Të njëjtët studentë janë pyetur edhe për këngëtarin Getoar Selimin, për të cilin kanë pasur shumë njohuri.
Madje dinin edhe këngët e kënduara prej tij.(TemA)