Kryeministrja serbe: Mundësi historike në 2018-ën për një marrëveshje me Kosovën

10 Janar 2018, 18:12Rajoni TEMA

Viti që sapo filloi mund të shënojë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së Kosovës, sipas kryeministres serbe, Ana Brnabiç.

“Ajo për të cilën po përpiqemi aktualisht është kërkimi i një zgjidhjeje afatgjatë, në mënyrë që të mos lëmë të ngrirë një konflikt të tillë për ata që do të vijnë pas nesh. Kemi një mundësi historike për të gjetur një zgjidhje dhe nëse nuk e shfrytëzojmë këtë shans në vitin 2018 nuk do të kemi të tjera në dekadat e ardhshme”, tha Brnabiç për të përditshmen britanike “The Economist”.

Në këtë intervistë, të publikuar edhe nga media në Beograd, kryeministrja preku edhe argumente të tjera përfshirë edhe atë të lirisë së medias në Serbi.

“Nuk e kuptoj se si është bërë një temë diskutimi. Mund të them me bindje të plotë se mbi median nuk ka pasur asnjë presion”, theksoi ajo, raporton ata.

Më pas Brnabiç ka ripërsëritur kritikat ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hage, që ndërpreu aktivitetin e saj në fund të vitit të kaluar, duke u shprehur se “një organizëm i tillë nuk ka bërë drejtësi dhe as nuk ka kontribuar në bashkimin mes vendeve të ish-Jugosllavisë”.

“Në Srebrenicë, nuk pati gjenocid, por u krye një krim i shëmtuar dhe është i papranueshmë imazhi që është krijuar për serbët dhe Serbinë duke u bazuar mbi këtë”, sipas Brnabiç.

“Të përpiqemi të shohim drejt të ardhmes, duke lënë të kaluarën pas. Ka gjenerata të reja që kanë shumë të përbashkëta. Gjyshi im ishte një kroat, jo një serb i Kroacisë, por një kroat i ishullit Krk. Aty kam kaluar fëmijërinë time dhe aty kam shumë miq, kemi shumë gjëra të përbashkëta”, vazhdon ajo. Ndërsa ndaj pyetjes nëse dëshironte një rikthim të ish-Jugosllavisë, kryeministrja sebre u përgjigj me një “jo” të thatë.

3 komente në “Kryeministrja serbe: Mundësi historike në 2018-ën për një marrëveshje me Kosovën”

  1. JIM says:

    TE gjithe sllavet jan Kroate Albanez Bosnjak ;;;; vetem i kane vene nje gjokovich vich ne fund te mbiemrti dhe jane bere serbe ;;; novak gjoka ;;;;;gjokovich hajdarovich dodich ;;; dhe shume te tjere ;;;; prandaj edhe kjo serbja kroate te vendosi nje paqe dhe te mos zgedhi problemet per interesin e srbise ;; kosova kurre me te mos pranojne te komandohet nga k zh b sllave ruse ;;;; dhe ;;SHqiperia Kosova te hapin kufjte ;;;se na bone me turp ;; RAMA E KALON DITEN NE FACCEBOK DHE NUK BEN RREFORMA …DHE E HARRUN KOSOVEN DHE POPULLIN ..

  2. albaniafirst says:

    Serbet asnjehere nuk kane marre pergjegjesite per krimet qe kane bere ndaj fqinjeve. E vetmja gjuhe qe ato kuptojne eshte ajo e forces. Edhe kjo lesbikja qe dukeshe si me e moderuar, njesoj rrace muti eshte. Europa ja ka pare hajrin serbeve qe ne kohen e luftes se pare boterore dhe megjithate nuk heq dore prej tyre. Le ta mbajne me shendet se do ja shohim me mire hajrin kur ta bejne pjese te BE-se

  3. Kuq e zi says:

    Kosova nuk duhet te pranoje ne asnje menyre marrveshje ne 2018
    Gjykata speciale nuk do gjeje vetem kriminelet por do shantazhoje edhe politiken kosovare qe te bejne ujdi me zor me serbine ndryshe i pret akuza
    Pra me mire te mbaroje pune gjykata pastaj marrveshje se me kta qe jane sot e kthejne kosoven nen serbi vetem te shpetojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje