Vasilika Hysi komenton lëvizjet në radhët e prokurorisë: Prokurorët preken nga vettingu, jo nga Arta Marku

11 Janar 2018, 17:41Politika TEMA

Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka komentuar vendimet e fundit të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku mbi lëvizjet e fundit në radhët e prokurorisë.

Hysi shprehet në News 24 se edhe në rastet kur prokurorët do të preken nga ligji, nuk është për shkak të Kryeprokurores, por për shkak të zbatimit të vettingut.

“Prokurorët preken nga ligji dhe jo nga kryeprokurorja. Nëse ka prokurorë që do preken atëherë kjo do të ndodhë në kuadër të vettingut. Zbatimi i reformës në drejtësi është i rëndësishëm.

Tani prokuroria është e centralizuar.

Do të jetë pikërisht profesionalizmi i prokurorëve që do të ndikojë në vlerësimin e tyre.

Tani është koha që çdo prokuror tani duhet ta zbatojë edhe më mirë ligjin, sidomos me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të funksionimit të prokurorisë.

Shkak për moskrijimin e KLP është Shoqëria Civile. Ende nuk ka një kandidat konkret nga Shoqëria Civile, pasi duhet të theksoj se kriteret janë të forta.

Javën e ardhshme priten edhe rezultatet e para për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. ONM në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm po bëjnë vlerësimin e kandidaturave të Shoqërisë Civile.

Tashmë është përgatitur programi trejavor i punimeve të Kuvendit, dhe është futur edhe shqyrtimi i kandidaturave për KLP”, tha deputetja Vasilika Hysi.(TemA)

4 komente në “Vasilika Hysi komenton lëvizjet në radhët e prokurorisë: Prokurorët preken nga vettingu, jo nga Arta Marku”

  1. murat kepa says:

    Ik moj injorante,se nuk te beson njeri ty.Shkollen e ke mbaruar me leke.Ti nuk di ti japesh uje gomarit.

  2. Kapter Ramiu si Saliu says:

    e sakte

  3. drejtesia po vjen says:

    O “murat” more murat, rriji bythes siper, se nuk ke me takat.

  4. sali says:

    Juve te gjithe komentuesit jeni semure nga sindroma Berishiste,Beji te gjithe te pa afte maskarenj hajdute qe te roj une, Ndaj kepusni keto gomarlleqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje