Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku. Solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ndërroi jetë sot në orën 02:30 të mëngjesit pas një sëmundjeje të rëndë.
Çeliku u nderua pak ditë më parë nga presidenti i Republikës me dekoratën “Nderi i kombit”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.
Ai ishte vetë e pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë.
Rexhep Çeliku ishte nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.
Ai ka lindur më 19 korrik 1954 në Tiranë dhe që nga viti 1976 ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Ai numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.
Sa te quditshem keta komentuesi tane,asnje shkrim,rrjeshte per te madhin Regjep Qelikun.
Si asjne ngushllim se paku?1
Per tema politike hedhen si bletet me gerejza bashk.
Nga ana ime,ngushllime famijes Qeliku.
O abcP ti ben mire qe ngushellon por une e kam njohur ate dhe ai quhet Rexhep Celiku dhe jo Regjep Qeliku o TUNXH. Te sygjeroj te shkosh ne shkolle te mesosh shqipen si ti ashtu dhe shume te tjere si ty sepse vazhdimish shikoj qe nuk njihni shkronjat e alfabetit shqip.Nuk e di se kush dreqin ka qene ai qe jua ka mesuar keto gjera gabim. U zgjata shume me ty por me vjen vertet keq dhe cudi se si ka mundesi nje analfabetizem i tille ne vitin 2018. Familjes se kercimtarit te pare te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore Rexhep Celiku i dergoj ngushellimet me te sinqerta per humbjen e njeriut te tyre te dashur.
U prefsh ne paqe mjeshter I madh.
Njerez te medhenj ikin dhe shqiperia nuk prodhon me fatkeqesisht me ne krye qelbesirat qe ka.
Respekt dhe nderim per kete artist te madh qe me punen dhe talentin e tij u kthye ne nje vlere kombetare. Ju prefte shpirti ne paqe!
Margarita, Toronto
U prehte ne paqe! I paharruar kujtimi i ketij Mjeshtri te Madh te valles sone popullore! Humbje e madhe per artin tone foklorik kombetar. Ngushellime te thella familjes.
Pse, o Tema, nuk botoni ngushellimet, vleresimet, reagimet e lexuesve te gazetes suaj per Artistin e Madh Rexhep Celiku?
U preht ne paqe. Njeri qe ka dhënë kontribut te jashtzakonshem me punen e tij të madhe per kulturen kombetare.
Kam frik se do jet i pazevendesueshem.
Te shkruash 5 rreshta per kete valltar, artist kete gjigant te artit eshte varferi zotrinj te temes, Ngushllime familjes Eshte humbje shume e madhe per artin shqiptar,
Ngushllime familjes.
I pazevendesueshem RIP
Te prehesh ne paqe o mjeshter I madh.
Zoti te marrt prane fronit te tij.
Do I kujtoj gjithmone kercimet dhe skenat e tua te mahnitshme qe edhe sot me frymezojne.
E cove kulturen shqiptare teper lart .
Shpresoj qe shembulli yt te mos harrohet sepse ne zemrat e shqiptareve do jesh I paharruar.