Rrëfimi i hidhur i aktorit legjendar: Dua të vdes me qenin tim, kjo botë false ma shpif. Do ta lë pa keqardhje këtë botë, të verbuar nga paraja

12 Janar 2018, 20:29Lifestyle TEMA

Legjenda e kinemasë franceze Alain Delon, shprehu dëshirën, në moshën 82 vjeçare, të vdesë me qenin e tij.

“Nga jeta nuk më intereson asgjë. E kam parë të gjithën, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë.

Më vjen për të vjellë” u shpreh Alain Delon, legjenda e kinemasë franceze për të përjavshmen Paris Match, në një numër special kushtuar 60 viteve të karrierës së tij.

“Ka njerëz që urrej. E gjitha është falsitet. Nuk ka respekt, askush nuk e mban fjalën.

E rëndësishme është paraja. Çdo ditë dëgjojmë krime. Unë di se do ta lë këtë botë pa keqardhje”, vazhdon ai.

E gjithë bota vdiq”, nënvizon aktori, i cili s’ka shumë që humbi aktoren Mireille Darc, me të cilën kishte ndarë jetën në vitet  1970.

Delon shpjegon se aktualisht nuk ka asnjë grua në jetën e tij:

Nuk them që s’ka kandidate. Ka 10, por asnjëra prej tyre nuk më leverdis për t’i dhënë fund jetës sime.

Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund,” pohoi ai, ndërsa shprehu dëshirën të vdiste bashkë me qenin e vet.

Ai foli edhe për trajektoren e tij në kinema:

Unë nuk kam bërë asgjë. Lashë shkollën në moshën 14 vjeçare….

Jam një personalitet i fortë që e futën në kinema. Mund të them pa një modesti false që ia dola!”

23 komente në “Rrëfimi i hidhur i aktorit legjendar: Dua të vdes me qenin tim, kjo botë false ma shpif. Do ta lë pa keqardhje këtë botë, të verbuar nga paraja”

  1. Fan Mirdite says:

    Ne njerezit e mire jemi mesuar te na lepijne kepucet njerezit e tjer. per kete na pelqejne qenet .prandaj ki kujdes ker flet

  2. ali vlora says:

    I madh ne kinema i madhe ne mendime. Me vjen keq qe nuk ja kam ditur keto thenie kur isha me i ri. Megjithate bota ka mjaft njerez te mencem. Tung

  3. Alsan says:

    E TMERRSHME PER ATE QE JETA I KA REZERVUAR TE MADHIT ALEN DELON, IKONES SE KINEMATOGRAFISE DHE MASHKULLITETIT NJEREZOR. I PAKONKURUESHEM NE GJITHCKA. KA BERE NJE ZGJIDHJE TE BUKUR KUR POHON SE DON TE IKE NGA KJO BOTE QE TA SHPIF SE BASHKU ME QENIN E TIJ, SKA ME BUKUR SE SA TE JETOSH ME KAFSHET ME SHPIRT NJEREZOR DHE ESHTE NJE TMERR I VERTETE TE DETYROHESH TE JETOSH MIDIS NJEREZVE KAFSHE QE PER AT E PERENDI KANE VETEM PARANE. NDERIM PA FUND PER DELONN E MADH!

  4. faro says:

    Sa paska ndryshuar ne pamje, aktori me bukurosh francez! Rocko dhe Vellezerit e tij

  5. xx says:

    NJerezit e mire nuk jane mesuar te u lepijne kepucet te tjeret. Ke marre gje apo keshtu je edhe esell o Fan

  6. Une says:

    Thjesht shume i sinqert i vertete,thote te drejten
    Rrofte sinqeriteti

  7. D says:

    Ky, sa ishte ne forme, pelqente cdo gje dhe bente cdo gje. Nese bota sot eshte me e mire apo me e keqe kontribut ka dhe ky si personalitet me influence apo VIP, sic i pelqen ti quajme. Tani, qe ka mbaruar, ne vend te mesazheve pozitive dhe inspiruaes, ky shpreh egoizmin, cmiren, percmimin per ate qe le pas. Te qofte rruga e mbare bashke me qenin tend Mr. Delon.

  8. Pandi Korce says:

    Rri me qenin.

  9. Plaku Xhuxhumaku says:

    Nuk te pjerdh me njeri tashti dhe te qeka merzit bota, e kujt i plasi or budall?

    Sic transit gloria mundi.

  10. Ironia says:

    Le te mos harrojme zoti Delon, se edhe ti je perdorur per te aktruar skripte me ideologji qe kontribuojne ne vazhdimesine e kesaj lloj bote qe ty s’te pelqen. Fundja nga i mesojne njerezit sjelljet e tyre? Vetem nga rrethet e ngushta? Jo. Edhe nga TV dhe filmat, pjese e te cilave ke qene edhe ti. Te pelqyen parate kur i more pas cdo filmi? Kontribuove ne formimin e vlerave te njerezve ne menyre direkte apo indirekte duke qene pjese e veprave vizive qe dikush diku i ka imituar per mire apo per keq? Atehere pse ankohesh nga falsiteti i gjithckaje? Mundet edhe te mos ishe aktivizuar, te mos kishe perfituar, dhe te mos ishe perfshire fare ne vazhdimesine e linjes ideologjike mbizoteruese. Bota eshte nje manifestim imitimesh, dhe jane rolet e aktruara nga njerez si ti qe replikohen edhe ne jeten e perditshme.

    1. Halil Bey says:

      Koment per tu pershendetur.

  11. Usa says:

    Jam 78 vjec. Me sa kam patur mundesi i kam ndjekur filmat e tij. Nje artist i jashtezakonshem dhe ne te njejten kohe edhe nje njeri i jashtezakonshem . Faleminderit o yll i kinematografise francize dhe asaj boterore.

  12. Marangoz apo aktor says:

    Bota njelloj ka qene dhe do te mbetet. Eshte paaftesia e njeriut qe nuk arrin dot te pershtatet me kalimin e moshes apo dikush me probleme te medha qe ne femijeri.
    Mos ishte me mire gjate luftes se dyte boterore? Dihet qe cdo lufte eshte epoke kaq e keqe saqe cdo periudhe pas lufte duket si me e mira. Kete epoke ka jetuar edhe aktori i shquar ne fjale. Krimi, korrupsioni dhe cdo gje tjeter negative kane ekzistuar ne cdo epoke.
    Delon ka qene nje femije i braktisur nga te dy prinderit qe i vogel. Ai eshte rritur ne shtepine e femijes dhe kjo ka lene gjurme ne jeten e tij pavaresisht nga fama e madhe. Nje lloj melankolie, nje ndjesi vetmie e ka shoqeruar gjate gjithe jetes edhe ne prezence te familjes dhe femijeve si nje njeri qe eshte rritur dhe formuar pa pribder.
    Bravo per kurajon qe ka patur per tr avancuar ne jete. Bukuria ka qene fat i tij por qe arriti t’a perdore kjo eshte aftesia e tij.
    Nese do te vdese me qenin apo macen… kjo eshte zgjedhja e tij. Qe nuk eshte i lumtur, ndoshta qeni eshte personi i duhur qe e kupton pa reaguar keq, thjesht duke qene prezent pa folur, kjo ndoshta e ngushellon nga cdo prezence tjeter njerezore te bezdisshme per TE.

  13. @ says:

    Tre miq te beses ka njeriu: Qenin plak, gruan plake dhe te hollat gati..
    Kjo thenje eshte e nje dijetari dhe personaliteti se Benjamin Franklin.
    Alen Delon duket sikur nuk vlereson parane.. sepse nuk i ka munguar..

  14. Jimi says:

    Me nje fjale ky “stari” na thote ne “varfanjakeve” : Perse lodheni e punoni kot, per te fituar nje grusht para? E per cfare ju duhen ato?
    Ja shikomeni mua! Une njeriu i famshem i artit, qe gjithe jeten nuk me ka munguar paraja, kam realizuar gjithe endrat dhe deshiurat e mia qofshin keto edhe te mbrapshta. Kam bere cfare me ka dashur kokra e qefit, kur ju varfanjaket luftonit dhe luftoni per kafshiten e gojes! Te gjitha keto ky “stari” i thote sote, pasi eshte lodhur shume nga dallget e qefit dhe vetem sot ky birbo e kupton se ne jete nuk ka vetem rini dhe se ka nje plakje e cila te sjell fiqirin ne vend! Ketyre zengjineve perendia u jepe vertet parane, por nuk le pa u dhene prapa edhe bedovane!
    Po te ndjekesh kronologjine e jetes se ketyre zengjineve, zbulon nje fakt interesant! Nje pjese e madhe te tyre, pasi i kane rrembyer kesaj bote cfare kane dashur, pasi kane realizuar ne jete ate cfare te tjeret as e kane pasur porivilegj ta kene enderr, u duket se jeta eshte e kote. Pasi kuptojne se nuk kane me energji dhe cfare tjeter ti rrembejne kesaj bote qe ti jape nje kenaqesi te vecante, Keta lloj zengjinesh bien ne depresion, te cilat ne me te shumtat e rasteve shoqerohen me vetvrasje.
    Megjithate i themi ketij “stari”! Per ty qe je i velur me kete jete, mundet qe ajo sot per ty te mos jete me e bukur, por per ne ” varfanjaket” edhe pse fati nuk e deshi te na falte ato kenaqesi qe as i kemi enderruar edhe pse fati e deshi qe ne te perplasemi forte me dallget e jetes, perseri e themi me plote gojen! Edhe pse jeta eshte e shkurter dhe e veshtire, ajo perseri eshte e bukur!

    1. {sit back and relaks} says:

      Frengu di ta jetoje jeten edhe me pak para, ne ndryshim nga shqipua qe edhe po ta nginjesh ne para do ti beje rrush e kumbulla per ti shitur pordhe komshiut e per te xhelozuar te tjeret.

    2. {sit back and relaks} says:

      Frengu di ta jetoje jeten edhe me pak para, ne ndryshim nga shqipua qe edhe po ta nginjesh ne para do ti beje rrush e kumbulla per ti shitur pordhe komshiut e per te xhelozuar te tjeret…

    3. {sit back and relaks} says:

      Frengu di ta jetoje jeten edhe me pak para, ne ndryshim nga shqipua qe edhe po ta nginjesh ne para do ti beje rrush e kumbulla per ti shitur pordhe komshiut e per te xhelozuar te tjeret….

    4. {sit back and relaks} says:

      Frengu di ta jetoje jeten edhe me pak para, ne ndryshim nga shqipua qe edhe po ta nginjesh ne para do ti beje rrush e kumbulla per ti shitur pordhe komshiut e per te xhelozuar te tjeret……

    5. {sit back and relaks} says:

      Frengu di ta jetoje jeten edhe me pak para, ne ndryshim nga shqipua qe edhe po ta nginjesh ne para do ti beje rrush e kumbulla per ti shitur pordhe komshiut e per te xhelozuar te tjeret…….

  15. sapa says:

    Kur ti ne nje vend si Franca ke keto mendime po ata qe jetojne ne Albanistanin e krimit?

  16. Myzafer Velaj says:

    Gjynah per nje artist si Delon,Si duket psikologet nuk ekane bere punen mire me z.Delon ,per pergatitjen e tij pe fazen e fundit te jetes (vdekjen )

    .

  17. d says:

    Se u bere 82 vjec nuk e kane fajin as njerezit dhe as shoqeria njerezore. Keshtu ka qene dhe keshtu do te vazhdoje kjo bote. I madh dhe i bukur si artist por vjen dita qe plakesh dhe dalin te tjere. Kur te vije ora , keq na vjen por edhe ti do ta lesh kete bote dhe meqe dashke kaq shume llogarite dhe mere edhe qenin me vehte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje