Sezonin e ardhshëm, Bushati: Fluturime direkte nga vendet e Europës nordike

12 Janar 2018, 13:00Sociale TEMA

Sezonin e ardhshëm do të nisin dhe fluturimet direkte nga vendet e Evropës nordike, deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Suedi.

Vizitën në Suedi ministri e nisi me takimin me Këshillin e Biznesit me të cilët diskutoi mbi potencialet që ofron Shqipëria për zhvillimin e investimeve dhe nxitjen e kompanive suedeze për të konsideruar tregun shqiptar.

Gjithashtu, ai u takua me drejtuesit e një prej kompanive më të mëdha suedeze dhe nordike, Apollo, e cila operon edhe në tregun tonë turistik. Kjo kompani ka nisur aktivitetin turistik tek ne në vitin 2014, në rreth 5 mijë rrjete turistike dhe e mbylli sezonin e kaluar me mbi 40 mijë rrjete të tilla.

Gjatë qëndrimit të tij në Suedi, Ministri Bushati do të takohet me homologen suedeze, Margot Wallström. Një tjetër takim i parashikuar në axhendën e Ministrit Bushati është ai me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkimit Evropian dhe Tregtisë, Oscar Stenstrom.

Ai do të takohet gjithashtu me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modeer si dhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Migracionit dhe Drejtësisë, Lars Westbratt. (TemA)

2 komente në “Sezonin e ardhshëm, Bushati: Fluturime direkte nga vendet e Europës nordike”

  1. western Union says:

    A keni nevojë për një hua personale ose të biznesit pa stres dhe miratim të shpejtë? Nëse po, na kontaktoni sot pasi aktualisht ne ofrojmë kredi me normë superinteresi 2%. Përgjigju me këtë Email: [email protected]

  2. Nordiksi says:

    Pirxh e Ditmiro pirxh! Me zgjoni nga gjumi kur te filloje punen trageti Durres – Dubrovnik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje