Ish-kryeministri i Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore, niset për kurim në Gjermani

15 Janar 2018, 11:59Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është dërguar për mjekim në Gjermani, pas problemeve me shëndetin. Fluturimin e avionit me të cilin ndodhet Mustafa e kanë konfirmuar për Gazetën Express zyrtarë të aeroportit të Prishtinës.

Ish-kryeministri është shoqëruar nga vëllai i tij dhe djali. Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa do t’i duhet të shkojë në një qendër rehabilitimi për fizioterapi në Gjermani, pas gati një jave qëndrimi në Spitalin Amerikën në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e liderit opozitar është pak më serioze se një grip i zakonshëm sezonal. Gazeta Express ka mësuar se ish-kryeministri nuk është në rrezik jete, mirëpo për shkak të trajtimit me vonesë të gripit, gjendja shëndetësore i është komplikuar.

Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë disa muaj.

Sipas burimeve të gazetës, mjekët dyshojnë se kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit dhe sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindromë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.

2 komente në “Ish-kryeministri i Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore, niset për kurim në Gjermani”

  1. Lili says:

    ka njeZot ne kete dyja…
    Cdo gje paguhet nje dite: tash do i bjere nder mend per veteranet qe nuk kane mundesi financiar per rehabilitim apo dergim jashte, per sakrifisat e atyre qe nga buken e gojes ndajten 3%.etj

  2. Maksim Mati says:

    Kjo eshte semundje e rreziksme , po te jete e sakte ka shume probleme , sistemi nervor paralizohettotalisht dhe frymemaria me aparat. Pra mos shkruani kot diagnoza !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje