Ky është momenti dramatik ku shembet tavani i një kati të ndërmjetëm të Bursës së Xhakartës.
Sipas autoriteteve vendase si pasojë e shembjes së tavanit kanë mbetur të plagosur 80 persona të cilët janë duke marrë trajtime në 3 spitale të ndryshme të kryeqytetit indonezian.
Autoritetet deklaruan që në fillim se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist.
Rrëzimi ndodhi gjatë pushimit të drekës, e kjo bëri që ndërtesa të ishte më pak e populluar sesa zakonisht, megjithatë brenda saj ndodheshin ende me qindra vetë.
Godina e bursës së Xhakartës është ndërtuar në fund të viteve 1990 dhe është pjesë e një kompleksi dy kulla. (TemA)