Vladimir Putin, drejt njohjes së komunizmit si fe: Ideologjia komuniste, njësoj si krishtërimin

15 Janar 2018, 10:41Bota TEMA

Presidenti rus Vladimir Putin e krahasoi komunizmin me krishterimin, ndërsa mauzoleun e Vladimir Leninit në “Sheshin e Kuq” të Moskës me eshtrat e shenjtorëve të Kishës Ortodokse në malin Athos dhe gjetkë.

I cituar nga televizioni Rusia 1, presidenti rus foli për ngjashmëritë mes ideologjisë komuniste dhe besimit të krishterë:

Ndoshta kjo që do them nuk u pëlqen disave, por ky është mendimi im.

Para së gjithash, besimi na ka shoqëruar gjithmonë si popull dhe na ka bërë më të fortë sa herë jemi përballur me kohë të vështira.

Ka pasur periudha ateizmi, gjatë së cilës priftërinjtë u persekutuan dhe kishat u shkatërruan, por në të njëjtën kohë u lind një religjion i ri.

Në fakt, ideologjia komuniste ka shumë ngjashmëri me krishterimin.

Liria, barazia, vëllazëria, drejtësia: të gjitha vlerat e përmendura në Bibël janë të përfshira në “Kodin e Etikës për Ndërtimin e Komunizmit” (një tekst me 12 rregulla të përhapur në kohën e Bashkimit Sovjetik).”

Putin madje shkoi një hap më tej duke krahasuar mauzoleumin e Leninit me eshtrat e shejnjtorëve të krishterë:

Shikoni, trupi i Leninit u vendos në një mauzole.

Si ndryshon kjo nga eshtrat e shenjtorëve të Kishës Ortodokse dhe të krishterimit në përgjithësi?

Disa thonë se nuk ka traditë të ngjashme në besimin e krishterë.

Por nëse dikush shkon në malin Athos dhe hedh një vështrim, do të shohë se ka eshtra të shenjtorëve. Ka edhe këtu në vendin tonë”

Deklaratat e Putinit, ndonëse provokuan pakënaqësi te shumë të krishterë besnikë, u pritën me entuziazëm nga anëtarët e Partisë Komuniste në vendin e tij.

Unë mendoj se ky pozicion i presidentit është në gjendje të zbusë në një mënyrë shumë efektive dhe logjike polemikat rreth çështjes së mauzoleumit.

Komunistët dhe forcat e majta patriotike në Rusi kuptojnë se komunizmi është i afërt me krishterimin“, tha një zyrtar i Partisë Komuniste të Rusisë.

https://www.rt.com/news/415883-putin-communist-ideology-christianity/

10 komente në “Vladimir Putin, drejt njohjes së komunizmit si fe: Ideologjia komuniste, njësoj si krishtërimin”

  1. vang says:

    Komunizmi vertet ka ne themel te ideollogjise se tije barazine shoqerore por ka edhe porosine morale ”po te goditen ne nje faqe kthe edhe tjetren”.Por a ka dhe a do kete barazi shoqerore.eshte kjo nje pyetje qe do shume diskutim.Dime se socializmi ishte shperblim sipas cilisise dhe sasise se punes.Ndesa faza e dyte komunizmi ishte te marr nga shoqeria aq sa me duhen.Thua se njerezit ngopen kurre?Nejse.Keto ngjajshmeri qe perpiqet te gjeje PUTIN,jane qesharake sepse feja eshte armiku i komunizmi sepse jane dy platforma ideologjike diametralisht te kunderta.njera e sheh boten ne zhvillimin dialektik materialist ndersa feja ka nje ideologji objektive (duke patur si objekt Zotin,themelues te gjithesise) .Putin kapet tek Krishti por asnje komunist i vertete nuk mund ti ngjaje figures emblematike te Krishtit,i cili nuk mbajti asgje per vehte. Tolstoi e ilustron kete mjaft mire me novelen “”AT Sergej””,i cili arriti ta dentifikoje vehten me krishtin duke hequr dore nga te gjitha te mirat e kesaje bote.Kisha dhe xhamia nderojne me shume te pasurit dhe e bekojne pasurine.Shihni sa te pasur jane kleriket,tek ne akoma jo.Por asnjehere te mos harrojme se KRISHTI eshte nje figure e krijuar nga legjendat ne mesin e sklleverve qe vuanin pushtimin e perandorise rromake dhe cfrytezimin shoqeror.Nese ai paska lindur ne filllim te shekullit te I- e e re mbas 400 vjetesh ajo fe u njoh nga perandori Kostandin sepse deri ahere besimtaret ndiqeshin,Shkrimet e apostujve dhe kleri nxorren nje Krisht ideal,qe edhe mund te kish egzistuar ndonje me disa ngjajshmeri por tashme ne legjenda dhe nga asnje historian qe jetoi ne fillim te shek I-re e re.

  2. Epo kjo pune! says:

    nuk eshte besim se ai bazohet ne hipoteza te sajuara se nuk asgje te mbinatyrshme por realitet ideal qe nuk realizohet kollaj se njeriu mbetet kafshe dhe instikti (paraja) mbizoteron ndaj koshiences (solidariteti sepse jemi ne nje varke qe quhet planet Toke dhe e mira duhet shperndare sepse e keqja shperndahet pa na e marre doren ne). E keqja eshte kur ideologjia imponohet me dhune. te krahasosh me besimin do te thote ta besh po aq te pabesueshem dhe fantazi… me siguri do te behet Pape tani se te gjitha i provoi dhe tani qe leku nuk blen dot kohen dhe po plaket, po behet filozof

  3. Blerim says:

    Beke
    Putini ka te drejtese , komunizmi eshte kthyer ne nje fe te ngjashme me krishterimin,duke iu referuar mauzoleut te Leninit dhe barazise shoqerore ,c’ka kane predikuar krijuesit e komunizmit.
    Por keto kane qene vetem sllogane propogandistike per te ruajtur pushtetin e ashtuquajtur te klases punetore jo nepermjet barazise shoqerore,por nepermjet luftes se klasave,e cila do te vazhdonte deri ne krijimin e larget te shoqerise komuniste pas fazes se ndrrtimit te socializmit.Pra deri ne komuniz nuk do te kishte barazi,por pabarazi shoqerore nepermjet luftes se klasave dhe eleminimin e prones private e cila mund te lindete kapitalizmin.
    Komunizmi ne fazen e tij te pare te socializmit u kthye ne nje sundim te pameshirshem te nje burokracie partiake qe sundonte popullin nepermjet nje diktature te eger c’njerzore dhe aspak rentabel.Deshtimi i atij sistemi perballe kapitalizmit u vertetua ne praktike,e cila,sipas Leninit,eshte kriteri i se vertetes. Tani shtoj se idete e Marksit per Komunizmin ishin brilante duke kritikuar shfrytezimin e proletariatit dhe krahut te punes e fuqise mendore e intelektuale nga kapitalistet.Ky shfrytezim vazhdon akoma,prandaj shoqeria kapitaliste nuk eshte nje shoqeri humane dhe e drejtesise.
    Lenini e shtremberoi teorine e Marksit,i cili nuk pranonte ndertimin e shoqerise socialiste,si faze e pare e kapitalizmit, ne nje vend te vetem e aq te pazhvilluar si Rusia e vitit 1917,kur Lenini mori pushtetin.Lenini,per te justifikuar marjen e pushtetit nga Bolsheviket(koministet), nxori teorine e tij antimarksiste se komunizmi mund te triumfoje edhe ne nje vend te vetem ku hallka e zinxhirit kapitalist ishte me e dobet,duke nenkuptuar Rusine e1917-es.Pra Lenini ndertoi socializmin(si faze e pare e shoqerise komuniste) ne nje vend te vetem e te pa zhviluar,kur Marksi kish deklaruar se komunizmi do te triumfonte ne shumicen e vendeve te zhvilluara kapitaliste duke patur si pararoje klasen puntore me udheheqesit e saj te pergatitur per ta cuar shoqerine nga socializmi ne komunizem,por pa kategori ekonomike te tilla si vlera dhe paraja, te cilat nuk do te kishin vend ne ate shoqeri. Perfundmisht Kapitalizmi eshte nje rend shoqeror i padrejte qe do te zhduket Koha po tregon se polarizimi i shoqerise po thellohet gjithnje e me shume,pasi 5 % e kapitalisteve zoterojne 90 % te pasurive,ndersa 90% e popullsise sot kane me pak se 10 % te pasurive.Ky hendek sa vjen dhe shtohet sepse pangopshmeria njerezore per pasuri dhe pushtet eshte e pa fundme. Pra pa barazia shoqerore eshte duke shkuar ne nje cak qe do sjelle padyshim rrezimin e kapitalizmit.Problemi qendron se cfare lloj sistemi do te ndertohet qe te sjelle barazine,drejtesine dhe lirine e vertete?
    Ku jane mendjet e ndritura qe te projektojne nje shoqeri te drejte ?Mendoj qe teoria e Marksit duhet mare ne konsiderate !

  4. keshilltari Topollaj qe nusen naten e pare e provoi Sala says:

    TEORIJA KOMUNISTE QENDRON SHUME E SHUME ME LART SE AJO E KRIOSHTERIMIT SE PROPOGANMDON.LITRI BARAZI-VLLAZERI!TEORI QE NUK U ZBATUA NE ASNJE VEND TE BOTES E AQE ME TEPER NE SHQIPERI!

  5. Kasandra says:

    Putinit i duhen edhe votat e komunistëve prandaj i përngjason komunizmi me fenë. Kasandra.

  6. putini ka keshilltar filozofet me te mdhenje ne glob,dhe po ta beje komunizmin fe,ateher automatikisht fiton rusia si force botrore,ku gjeneratat e ardheshme i asimilon ne fen komuniste,dhe dobson e mposhe katolocizmin,ku edhe de fakto rusia komandon gjithe boten muslimane dhe rusia behet mbret i planetit.

  7. jon says:

    Sigurisht ne shqip eshte perkthyer pjese nga origjinali , kurse artikuli orgjinal eshte i shkurter dhe seshte e veshtire te perkthehet. Por eshte gje shume e mire qe gazeta jep edhe origjinalin. Tani ne thelb c’fare thote Putin e sqaron . Pra thote se eshte mendimi i tij, opinioni i tij dhe jo qendrim politik. Dmth mund te jete e vertete apo jo varet nga besimi i cdo njeriu. Personalisht mendoj se Putin eshte njeriu me inteligjent i koheve moderne. Me sakte sgjen dot nje shprehje te Putin te ofendoje, kercenoje, perbuzi asnje. Vetem rrespekt dhe per armikun. Te njejten gje Putin ben edhe ketu.

  8. BERISHA LARGOHU says:

    Komunizmi eshte si krishterimi kurse Stalini eshte Krishti,islamizmi eshte si fashizmi kurse Hitleri eshte Mohameti ????

  9. lexuesi i gazetes says:

    Putin thote mendimin e Tij.Komunistet mund te japin mendimin e Tyre.Por Feja ishte dhe eshte e lidhur me teper me Feudalizmin,dhe Kpitalizmin! Pra te mos nxijm diten e te zbardhim naten.Ti leme broqkullat,dhe te flasim qfare eshte per te folur.Po marre disa shembuj,sepse ka shembuj plot.Italija dhe Turqija,Vende qe nuk e njohten Komunizmin,Vende qe nga Feudalizmi ,mberriten ne Kapitalizem.Ne keta Vende,Populli jetonte i lumtur,kishte mundesin e prones,punes ne Shtet,dhe tek Bisneset(Kapitalizmi).Popullsija u rrit,Miljona Njerez,ne Itali,por edhe ne Turqi.Kjo qeshtje zgjati deri kur ne Europen juglindore fillun konfliktet,dhe siq edhe dihet plasi lufta.dhe dashur padashur,kta Vende u perfshin ne kte problem! Por megjitheate,u perballua kjo qeshtje dhe me nderhyrje e Fuqive te medha u kthye qetesija(Paqja).Por pas atentatit,ne Nju Jork,ku u godit SHBA,gjendja ndryshoj,dhe kriza ekonomike,u perhap edhe ne kta Vende! Vendet sikurse Bashkimi Sovjetik,dhe te marrim shembull edhe Shqiperin,kishin Komunizmin ne Sistem,por kjo nuk don te thote se Popullsija,nuk kishte qte hante,por mosinteresi,solli edhe probleme,sepse ra interesi,qe ndjehej ne fillimet e Komunizmit,dhe problemet Etnike,sollen edhe zjarrin e luftes tek Fqinjet,dhe keshtu filloj nje rrebelim! Por duhet thene se Popullsija edhe ne kta Vende u rrit ne Miljona Njerez! Tash duke mos pas qellim te mbroj kte apo ate Sistem,do bej nje Krahasim!Kpitalizmi,siq edhe mora shembujt e mesiperm,lejonte punen private,ne bujqesi,dhe nuk kishte nderhyrje,2,lejonte punen ne Shtet,kush konkurronte,dhe kryente Shkollen,3,lejonte punen ne Bisnese te medha e te vogla Private!Ne Shtet dhe ne Bisnes Pensijonet ishin te siguruara,ndersa ne bujqesi,kishte pensijone te vogla sipas pageses se tatimmeve,sepse tatimet ne Bujqesi ishin te vogla,por Popullsija e zonave Bujqesore mbijetonte pa probleme,sepse mundesit ishin,pas kursimeve ,si dhe pasardhesit ishin prezent.Sigurija ishte kudo ne Bujqesi,Shtet Dhe Privat(Bisnes).Ndersa ne Komunizem,Shteti ishte prezent,dhe nuk do te zgjatem shum ne kete qeshtje,sepse eshte shkruar disa here,pra qdo gje ishte Centraliste,qe nuk ka asgje te keqe,dhe tashme kjo qeshtje eshte histori,dhe eshte per te ardhur keq,qe u permbys Komunizmi,sepse balancimi pesoj probleme.Persa shkrova me siper,them Kapitalizmi kishte perparsite e veta,natyrisht edhe mangesite(por te nxish qdo gje ne Kapitalizem eshte nje gje e tepruar),Edhe Komunizmi kiishte perparesite e veta,por edhe mangesite. Persa i perket Vendeve ne fjale,nuk mund te them se i di qeshtjet me mire se nje Njeri i ditur nga kta Vende por un nuk hyra ne detaje,por perafersisht mendoj se ishte keshtu.

  10. polla es dios says:

    Mua me pelqen k.ri dhe e kam ne shpirt sic kane fetaret apo komunistet figurat e tyre. Ju mund te shihni Jezusin apo Enverin kur mbyllni syte, por une shoh k.rin dhe bolet. Si i bohet tani, kualifikohet si fe kjo apo jo? He se nuk du me dit shume une si e mendoni ju, po mu mbush mendja mua qe eshte, eshte edhe pik! Ne diktaturen prolekariane pa tre derdhje ne dite nuk hani buke. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje