VIDEO: Rusia përforcon praninë ushtarake në Krime

15 Janar 2018, 09:31Bota TEMA

E gjithë hapësira ajrore e Krimesë mbulohet nga lëshuesit e raketave S-400, që Rusia ka instaluar së fundmi. Që prej aneksimit nga Ukraina, në vitin 2014, ky është një prej rasteve të shtimit të prezencës ushtarake ruse atje.

“Ky lëshues raketash S-400 na lejon të gjejmë objektiva deri në kufirin prej 600 km, kështu që edhe kur raketat arrijnë kufijtë e Krimesë, ne do t’i shohim qartë ato”, shpjegoi Major Yevgeny Markelov.

Ndërsa deputeti i Sevastopolit, Dmitry Belik shtoi “Ne kemi parë kohët e fundit kërcënime më të shpeshta në territorin tonë.

Përdorimi i sotëm i sistemeve raketore S-400 mbulon të gjithë hapësirën ajrore mbi Krimenë”.

Agjencia e lajmeve Interfax citon ushtrinë ruse të ketë thënë se sistemi i ri, i njohur si “Triumfi” – mund të jetë gati për luftë, në më pak se 5 minuta.

Dhjetorin e vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara premtuan t’i japin Ukrainës ‘aftësi mbrojtëse të zgjeruara’, duke përfshirë raketat antitank “Javelin”.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje