Donald Trump-aleatëve: Firmosni tani për Iranin, ose kurrë më. Teherani: Shkele vijën e kuqe!

13 Janar 2018, 11:03Bota TEMA

“Ky është një shans i fundit. Ndryshe SHBA do të tërhiqet.

Ky është parlajmërimi i presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Në deklaratën drejtuar aleatëve europianë, Trump kërkon  forcim të sanksioneve, duke ndryshuar ato që i konsideron të metat e tmerrshme të marrëveshjes, e cila përfundon në 2025.

Në të kundërt, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re, apo korrigjim i marrëveshjes aktuale brenda 120 ditësh, presidenti amerikan paralajmëron se do të ndërpresë sanksionet ndaj Iranit të parashikuara në marrëveshjen aktuale.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar marrëveshjen “më të keqën ndonjëherë”.

Ai dëshiron një qasje më agresive ndaj Iranit lidhur me programet e raketave bërthamore dhe balistike.

Ndërkohë që deklarata e tij, e cila vë në presion vendet aleate në Europë, si Britania, Franca dhe Gjermania, ka shkaktuar reagim edhe nga pala tjetër.

Irani ka reaguar përmes Ministrisë së Jashtme, e cila thotë se me vendimin për të vendosur sanksione të reja, Shtetet e Bashkuara kanë “kaluar vijën e kuqe”.

“Veprimi armiqësor i regjimit Trump (kundër Larijani) … kaloi të gjitha linjat e kuqe të sjelljes në bashkësinë ndërkombëtare dhe është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, dhe me siguri do të marrë përgjigje nga një reagim serioz i Republikës Islamike”, tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë zyrtare, ku theksohet se Trump vazhdon të marrë masa kundër popullit iranian dhe të përsërisë kërcënimet që kanë dështuar shumë herë.

Shtëpia e Bardhë do që nënshkruesit e BE-së të pranojnë kufizime të përhershme në pasurimin e uraniumit të Iranit.(TemA TV)

5 komente në “Donald Trump-aleatëve: Firmosni tani për Iranin, ose kurrë më. Teherani: Shkele vijën e kuqe!”

  1. taraboshi says:

    Trampit i shkunen bosh tane ata dollar qe i dha C .I .A s per per te ngrit ne protesta opoziten iranjane .

  2. taraboshi says:

    He nxirreni komentin e taraboshit keni frik se ju myt Trampi a ?

  3. F. K says:

    D.m.th simbas teje në Iran rrohet mirë?, nuk është protesta e parë dhe as e fundit që kanë shkundur themelet e ajatollaheve me apo pa ameriken

    1. jon says:

      Dmth simbas teje ne Shqiperi rrohet mire? Eshte demokraci , eshte mikja me e madhe e USA ne bote pas Izaelit. Ku eshte problemi zoteri?

    2. albatros says:

      Shoko njetezit ne Amerike ku flene urave dhe bejne protesta cdo dite.ku shteti policor ka mbi 12 lloje policish te fshehta dhe eleminon kundershtareolitik Ku para nje jave u miratua ligji me skandaloz per taksat ku te varferve ju rriten shume taksat dhe te pasurve ju ulen shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje