Viti i tetë radhazi në plus, rritja më e madhe prej gjashtë vjetësh: Gjermania është bërë sërish lokomotiva e koniukturës e Evropës. Megjithatë, ka shumë për të bërë, në mënyrë që bumi të vazhdojë.
Nga Henrik Böhme
Po, pak eufori është me vend. Rritje ekonomike për tetë vjet radhazi. Këtë mund ta tregosh. Kjo është saktësisht periudha kohore, që prej kur ekonomia e Gjermanisë ra në një recesion të thellë për shkak të krizës financiare botërore. Në të gjithë këtë periudhë, kancelarja quhej Angela Merkel, ajo drejtonte me koalicione të ndryshme, herë me liberalët, herë me socialdemokratët.
Kjo në një kohë kur në pikëpamje ekonomike, një koalicion mes partive të mëdha nuk është diçka që duhet ta gëzojë një sipërmarës. Megjithatë, Gjermania u ngrit në këmbë dhe i mblodhi fuqitë për t’u kthyer në lokomotivë për pjesën tjetër të Evropës. Dhe gjendja nuk ka qenë gjithmonë e tillë. Në kapërcyell të shekullit, ekonomia gjermane konsiderohej si “e sëmura e Evropës”. Reforma vërtet të ashpra të tregut të punës të kancelarit socialdemokrat, Gerhard Schröder e sollën vendin sërish në rrugën e suksesit. Kurse Partia Socialdemokrate SPD vazhdon edhe sot të vuajë nga vendimet e atëhershme, të cilat janë janë për të një luftë cfilitëse.
Diçka duhet të ndodhë, por nuk ndodh
Nga zelli për reforma i kohës së atëhershme sot nuk ndihet gjë, përballë rezultateve pozitive ekonomike. Sa më gjatë që kalonte nga koha në pushtet e koalicionit të madh, aq më shumë paralizohej vullneti për t’i dhënë vendit një drejtim – ose të paktën një përfytyrim për atë se si duhet të përgatitet për të ardhmen vendi. Veçanërisht të aftë u treguam për t’u dhënë këshilla të tjerëve se çfarë duhet bërë (pyesni grekët, ata mund t’ju tregojnë shumë për këtë). Dakord, edhe kursimi funksionoi mirë në Gjermani, “zero e zezë” e famshme e Wolfgang Schäubles u ble shtrenjtë me një infrastrukturë në shkatërrim, me shkolla dhe universitete të dëmtuara dhe të pajisura keq dhe me një zgjerim çalaman të rrjetit të internetit të shpejtë.
Por le t’u kthehemi shifrave të mira. Jo vetëm ekonomia popullore gjermane është rritur, në përgjithësi shtetet e Eurozonës (dhe BE në përgjithësi) e panë veten në rrugë zhvillimi. Por edhe këtu për fat të keq duhet shkelur frena e euforisë: sepse fëmija i madh që sjell shqetësim tani quhet Itali.
O Zot, Italia!
As një italian si Mario Draghi, shefi i Bankës Qendrore Evropiane nuk ia doli mbanë që t’i mundësojë vendit sërish rritje ekonomike. Për këtë ai bëri gjithçka: sepse politika financiare e vendit të tij është para së gjithash një dhuratë për Italinë. Sa keq vetëm që Italia nuk e shfrytëzon këtë mundësi për t’u reformuar. Por koha e Draghit po mbaron – kjo nuk është e mirë për Italinë. Ky vend është thembra e Akilit e Evropës – dhe po të shpërthejë kriza e ardhshme ekonomike, me siguri do të jetë aty. Që prej 20 vjetësh rezultatet ekonomike të Italisë po bien. (Gjermania ka gjeneruar në 18 vitet e fundit një plus prej 25 përqind.)
Bankat e fundit janë të ngopura me kredi të pambuluara, shumë sipërmarrje nuk janë në gjendje që t’i paguajnë kreditë dhe duhet të kishin falimentuar me kohë. Bankat ndërkohë kanë hequr dorë nga kërkimi i borxheve, sepse e dinë që gjithsesi nuk do t’u kthehet gjë. Kjo nga ana tjetër i rëndon bilancet e bankave. Një rreth vicioz – dhe pikërisht një miksturë e tillë përshtatet për krizën e ardhshme të madhe në Eurozonë.
Koperativë bujqësore e rendimentit të lartë Gjermania çfarê thua ti ……hanë patate…kurse italianët e ‘shkretë’ bëjnë pallë ariu..?
Kujt I plasi se çfarë bëjnë shtetet, ato aty janë po njerëzit nuk jetojnë përgithmonë.
Edhe Greqia përtokë ,po njerëzit prapë pallë ariu .
Çfarë ti bësh Shqipërisë thuaj ,,që edhe ata dy vetë që janë me rrogë shteti nuk blejnë dot një kafe..
Ku i ke pare keta italiane qe bejne palle ariu ti? Se une kam pare italiane te stresuar per vendin e punes, nje papunesi ne rritje dhe fuqi blerese ne renie te lire.
Kam pare italiane qe me zor nxjerrin muajin edhe pse punojne.
Sa per greket mjafton te shohesh sa here jane ulur pensionet dhe rrogat qe te kuptosh se sa palle ariu jane duke bere. Hidhu nje sy dhe cmimeve imobiliare qe jane barazuar me Shqiperine.
Njerez qe jetojne ne luks ka kudo dhe ne Somali. Puna eshte tek masa e madhe e klases se mesme. Aty duket si po shkon ekonomia.
Ekonomia Perendimore eshte ne krize te thelle sepse nuk eshte me konkurruese sic ishte 30 vite me pare. Shumica e produkteve qe dikur prodhoheshin ne Evrope dhe SHBA prodhohen sot dhe ne vendin me te humbur te Azise me kosto shume here me te ulet. Te vetmet vende perendimore qe mund ti mbijetojne jane ato qe prodhojne produkte te teknologjise se larte te cilat nuk prodhohen dot me kosto te ulet ne Kine apo vende te tjera aziatike.
Vendet e tjera si Greqia, Italia, Spanja etj per shkak te humbjes se konkurueshmerise duhet te ulin nivelin e jeteses. Vetem atehere keto vende nuk do jene ne krize. Do jene me te varfera por ne baza te qendrueshme ekonomike.
Shume e thjeshte eshte kjo pune , vetem ngrite prodhimin , hape fabrika.
CELSI I SHPETIMIT PER SHQIPTARET ESHTE PRODHIMI VENDAS ME MINI FABRIKA BUJQESORE DHE TURIZMI………………………NJE RUGE E DY PUNE PER FSHATIN E QYTETIN …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
PO KUSH KA BYTHE TI BEJE HIQ RAMEN PAK HAJDUT E SHUME IDEALIST TE TJERET JANE CAKENJ TE SHQYEJNE POPULLIN DUAN ………….!!!!!!!!!!