Familja britanike sfidon miliarderin Abrahamoviç

12 Janar 2018, 10:43Bota TEMA

Miliarderi Roman Abrahamoviç i ka kthyer gjithnjë në realitet planet për klubin e tij të futbollit. Asnjë gjë nuk ka mundur të bëhet pengesë ndonjëherë për ambiciet e tij, por së fundmi ai ka përballë një familje në perëndim të Londrës, ku ka planifikuar të ndërtojë stadiumin e ri të Chelsea-t.

Planet për Stamford Bridge-in e ri me vlerë 1 miliardë paund për momentin janë pezull për shkak se një familje që banon në atë zonë ankohet se ndërtimi i ri do t’i lëshojë hijen shtëpisë së tyre.

Familja Crosthwaites ka jetuar në atë zonë për 50 vjet me radhë dhe shtëpia e tyre është aq pranë klubit të Premier Ligës, saqë nëse gjuan një top nga dera e saj, arrin menjëherë në fushë.

Familja që përbëhet nga prindërit Lucinda dhe Nicolas si dhe fëmijët Louis dhe Rose janë ankuar se stadiumi i ri i madh me kapacitet prej 60 000 vendesh do të hedhë hije të përhershme mbi një pjesë të shtëpisë së tyre.

Për stadiumin është dhënë leja e ndërtimit një vit më parë dhe gjithçka është firmosur nga kryebashkiaku i Londrës. Në situatën e krijuar së fundmi, Chelsea i ka kërkuar këshillit bashkiak të ndërhyjë për të ndaluar që një ankesë e tillë të pezullojë ndërtimin e stadiumit.

Pritet që këshilltarët të mblidhen të hënën për të vendosur se si do të procedohet.

Miliarderi Abrahamoviç zakonisht i arrin të gjitha ato që do, por kjo mosmarrëveshje me familjen Crosthwaites duket se po e vë në pikëpyetje ndërtimin e stadiumit më të kushtueshëm në Europë.

Klubi sportiv i ka thënë këshillit bashkiak se puna nuk mund të vijojë përsa kohë ankimimi i familjes Crosthwaites nuk është hedhur poshtë. Ndërsa këshilltarët thonë se nëse nuk veprohet për të ndihmuar Chelsea-n, ndërtimi nuk mund të vijojë siç është planifikuar.

Prona e familjes Croswaithes është një shtëpi e madhe me 3 dhoma gjumi me vlerë 1.18 milionë paund.

Por oferta e klubit për kompensim me vlerë gjashtëshifrore nuk i ka bindur ata të heqin dorë nga “e drejta për dritë” në shtëpinë e tyre.

Ata thonë se ndërtimi i stadiumit do të cenojë ndriçimin me dritën e diellit, por në ankesën e depozituar përmes avokatëve të tyre nuk kërkojnë anulimin e projektit. Ata thonë se mund të bëhet një modifikim në pjesën lindore, në mënyrë që hija të mos bjerë mbi shtëpinë e tyre, por klubi sportiv ngul këmbë në ruajtjen e projektit fillestar.

BBC – Përgatiti: Gazmira Sokoli -TemA TV

5 komente në “Familja britanike sfidon miliarderin Abrahamoviç”

  1. erdogan says:

    ta lexoj ky k… jone i gjate se cfare behet per pronen

  2. "BOHOTINA" says:

    O hu qe shkruan me lart. Kete ta lexoje ai shpirtkazma yt Salihu se tjetersimi i prones eshte bere prej tij, dhe jo per nje rreze drite, por me hektare te tera, ndersa ti flet budallalleqe.

    1. Asgani says:

      O KRYEHU akoma me Sali kafshen do merremi ne!!
      Meqe e ka bere ai ta beje dhe ky,deficent!!!

  3. arnauti says:

    0 Mero Baze hiqe shpejt kete lajm se do ta marri si “provokim” shefi yt i madhi fare e do te gjeshe belane !!!! Mos sill shembuj te tille (te vleres se ç’do te thote prone private ne vende demokratike) ne gazete se pastaj do te rrevoltohen “delet” e urta te perendise dhe do te çohen ne protesta per pronat e prishura dhe te keq demshperblyera nga shefi i yt !!! E megjithate ……. “qeni i rrahur qen i rrahur mbetet”…… !!!!!! Shefi yt prish pronat private dhe nuk u jep as vleren minimale ai tjetri atje me tre-fish vleren e tregut dhe nuk e rruan fare …….. ç’fare te thuash .. pretendojme qe kemi shtet ne ne shqiperi ku vjen privati dhe ta ben pallatin 12 katesh “kalapiç” siper shtepise tende dhe se rruan njeri , se shteti jo e jo !!!!!

  4. Roberto says:

    Jo mo Asgan shkeljet e ligjit i ka bere Saliu duke e ditur shume mire kete gje por duke ditur qe edhe neser nese do i prishej prap do merrte para. E vodhi kete popull,kete Shqiperi dhe prap nuk ngopet per ta vjedhur perseri. Nese nuk arrin ta kuptosh kete gje mjere per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje