Donald Trump shokon sërish me një deklaratë për emigrantët.
Gjatë një takimi në zyrën e tij me disa anëtarë të Kongresit, ai ka përdorur një fjalor të ashpër për emigrantët e disa vendeve të Amerikës Latine dhe Afrikës.
Senatorët i kanë kërkuar të rishikojë vendimin për për heqjen e statusit mbrojtës për mijëra emigrantë nga Haiti, El Salvador dhe disa vende afrikane.
“Pse SHBA-të duhet t’i presin këta njerëz që vijnë nga këto vende nevojtore”, është përgjigjur ai?
Shprehja “shithole countries” (në zhargonin e përditshëm: vende hale) ka bërë që menjëherë të shpërthejnë polemikat.
Sipas “Washington Post”, Trump është shprehur se SHBA-të duhet të tërheqin më shumë emigrantë nga vende si Norvegjia.
Sipas raportimeve në mediat amerikane, senatorët e pranishëm në takim kanë mbetur të habitur nga qëndrimi i presidentit në lidhje me këtë kategori emigrantësh.
Senatorja republikane, Lindsay Graham, dhe ai demokrat Richard Durbin kanë mbetur të ngrirë, pasi vetëm pak minuta më parë kishin propozuar shkurtimin me 50% të lotarisë për hyrjen në SHBA.
Shtëpia e Bardhë nuk i ka përgënjeshtruar raportimet në media në lidhje me këtë mbledhje.
Në një deklaratë zyrtare, Shtëpia e Bardhë shprehet se “disa politikanë në Uashington zgjedhin të luftojnë për vende të huaja, por presidenti do të luftojë gjithmonë për të mirën e amerikanëve”.
“Njësoj si vendet e tjera që kanë një sistem emigracioni të bazuar mbi meritë, presidenti punon për një zgjidhje të përhershme që forcon vendin duke u dhënë mirëseardhjen atyre që kanë mundësi të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe ndikojnë në rritjen e ekonomisë”, thuhet në deklaratë.(TemA TV)
Bravo