Donald Trump anullon vizitën në Britani: Fajin e ka Obama (por duket se arsyet janë të tjera)

12 Janar 2018, 11:24Bota TEMA
Donald Trump anullon vizitën në Britani: Fajin e ka Obama (por duket

Donald Trump ka anulluar në mënyrë të papritur vizitën e tij na Angli.

Ai do të merrte pjesë në inagurimin e Ambasadës së re amerikane në Londër, ndërtimi i së cilës ka kushtuar plot 750 milionë euro, duke u kthyer kështu në Ambasadën më të shtrenjtë në botë.

Arsyeja se përse e kam anuluar udhëtimin në Londër është sepse nuk jam një fans i madh i faktit që administrata e Obamës vendosi të ndërrojë ambasadën më të mirëvendosur dhe më fine në Londër për një godinë ‘kikirikësh’, me vlerë 1.2 miliardë dollarë.

Marrëveshje e keqe. Nuk do e pres shiritin e inaugurimit”, shkroi Trump, që duket se nuk ka informacione të sakta, pasi tratativat për ndërrimin e Ambasadës amerikanë në Londër kanë nisur që në vitin 2008, kur president ishte Xhorxh Bush.

Daily Mail shkruan se arsyet e anullimit të vizitës së Trump në Angli, në fakt janë të tjera.

Sipas saj, Trump ka qenë i pakënaqur me masat e marra dhe nivelin e vizitës.

Marrëdhëniet e SHBA me Britaninë e Madhe janë ftohur ndjeshëm që prej ardhjes së Donald Trump në Presidencë, ndërkohë që 1.2 milionë britanikë kishin nënshkruar një peticion për anullimin e vizitës së Trump në Britani.(TemA)

2 komente në “Donald Trump anullon vizitën në Britani: Fajin e ka Obama (por duket se arsyet janë të tjera)”

  1. Treviso says:

    Anullimi i vizites eshte shume i quarte dhe nuk ka nevoje te kamuflohet .

  2. goni says:

    Te ndertosh nje godin,1,2 miljard dollare,pra nuk esht miljon por miljard,eshte e habitshme!Pse? Qkerkun projektuesit,Pse kaq shume para? Ne nje kohe qe Bota kishte kthyer syte nga Qeverija e Obames,Obama,nenshkrun ndertimin e ambasades me te shtrejte ne Bote! Pse,shtrohet pyetja,esht Britanija qendra e Botes,dhe pse u qetesua Obama,duke hedh firmen,ne nje projekt,marramendes? Qeverija Britanike,e ka kthyer Britanin,ne nje Amerik intensive,(kjo don te thote qe ja kalon edhe Amerikes,per nga perzierja,duke kaluar ne pakice,Popullsine,Vendase! Pra kjo Ambasade,hodhi themelet,ne kohen e Obames,tja pres shiritin Obama,duke thirr,rrofte Amerika Intensive,dhe te sqaroj,kush ke nenshtroj,sepse,pas pavarsise se Amerikes,mendohet,se ndodhi e kundetra,Amerika nenshtroj Britanin,duke ktheyer Mbretin ne nje ,figure,dhe duke i dhene Qeverive Britanika,fuqi kolosale,te Cilat tashme ja kalun edhe Amerikes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje