Reshjet e dendura të borës përgjatë ditëve të fundit kanë bllokuar thuajse tërësisht alpet franceze në juglindje.
Autoritetet kanë nisur punën për të zhbllokuar rrugën, pas alarmit të dhënë nga banorët dhe turistët e shumtë të bllokuar atje.
Ndërkohë që sipas tyre, lartësia e borës arrin 7 deri në 9 metra në disa vende, situatë që sipas banorëve më të vjetër në moshë ka rreth 30 vjet që nuk është parë.
Borëpastrueset vijojnë punën në terren të vështirë, duke krijuar tunele mes borës që ka vënë shtresë të lartë në rrugë.
Ndërkohë që ka ende vështirësi komunikimi për shkak edhe të mungesës së energjisë, teksa turizmi është ndërprerë.