Mbytet anija-cisternë, nuk ka shpresë për gjetjen e të mbijetuarve

14 Janar 2018, 13:30Bota TEMA

Anija-cisternë iraniane, që ishte duke u djegur për më shumë se një javë, pasi ishte përplasur me një anije kineze në Detin lindor të Kinës, është përmbytur, pasi ka lëvizur në jug-lindje të Japonisë.

Televizioni shtetëror kinez, ka raportuar, se anija është zhytur në ujë, pak kohë pasi një tjetër pjesë e ngarkesës “ishte ndezur papritur”, në mëngjesin e ditës së sotme.

Në anën tjetër, zyrtarët iranianë kanë thënë se “nuk ka shpresë për gjetjen e të mbijetuarve në mesin e anëtarëve të bordit”.

Zëdhënësi iranian për shpëtim, Mohammad Rastad, e ka bërë këtë njoftim pasi është përmbytur anija.

Në këtë anijë ishin 30 iranianë dhe dy persona nga Bangladeshi.

Përplasja ka ndodhur më 6 janar në bregun lindor të Kinës, afër Shangait.

Anija Sanchi, e cila ishte pronë e National Iranian Tanker Co, ishte duke transportuar një sasi të madhe të lëndëve djegëse, duke përfshirë ato të lehta, të ndezshme dhe ekspozive drejt Koresë Jugore.(rel)

3 komente në “Mbytet anija-cisternë, nuk ka shpresë për gjetjen e të mbijetuarve”

  1. Ladi says:

    Oooooo botues, rueje gjuhen shqipe. Cfar do me thene permbytet anija ne det ??!!
    Permbyten tokat kur del lumi nga shtrati, etj.
    Ne det, liqen, lumej te lundrueshem, apo rezervuare; anijet, varkat, njerzit, etj, kur pesojne nje fatkeqsi, vetem mbyten – nuk permbyten…

  2. Shkelcim Miri says:

    Te mbijetuarit nuk ekzistojne , duhet te thonit nuk ka shprese te gjenden trupat e humbur , po te jene te mbijetuar do te those se ata jane dhe ska evoje per shpresa , gazetar hajvan

  3. Ladi says:

    Me vjen shume mire qe e korigjuat, pergezime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje