Nga Bedri Islami
Opozita e bashkuar, si i thonë, në të mirë e në të keq, ka kërkuar sot (dje) ndryshime të veçanta kushtetuese, përmes një seance të jashtëzakonshme me një qëllim të vetëm: heqjen e Arta Markut nga detyra e saj si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.
Reagimi në mbështetje të Arta Markut nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare, sidomos nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, lëvizjet që po bën ajo me dorë të sigurt për të ndryshuar gjendjen kaotike në institucionin e prokurorisë së shtetit, paralajmërimet e saj për daljen nga situata dhe ndodhi të rëndësishme që mund të jenë të pranishme në goditjen e botës së krimit, ka ngjallur një panik të jashtëzakonshëm tek opozita. Frika e tyre ka tashmë vetëm një emër: Arta Marku.
Prej ditësh opozita e ka shpallur luftën e saj. Pasi dështuan ta trembin me tymuese zjarri, me britma dhe çizme, me protesta dhe kërcënime, me tentim për realizimin e një grushti të vogël shteti, me anatemimin e figurës së saj, pasi më parë kishin thënë se “nuk e kishin me të”, tani, opozita , ka vendosur të ndërmarrë hapat legjislativë për të nxjerrë institucionin e Kryeprokurorit të Përkohshëm jashtë ligjit.
Normalisht ata duhej të ndjeheshin të qetë në lëvizjet e tyre, pasi, si kanë thënë qindra herë, e gjithë bota e krimit është tek qeveria e tashme dhe, nëse e ndjejnë veten të pafajshëm, nuk do të kishin asnjë arsye përse të bëheshin merak për të sjellë në parlament një ligj propozues për ndryshimin e Kushtetutës.
Cili është ky propozim, i cili, edhe nëse nuk kalon, përmban brenda vetes monstruozitete ligjore dhe kërkon të vendosë nën këmbët e parlamentit, duke e bllokuar atë, krejt sistemin e drejtësisë dhe reformën e nisur.
Në fakt, ligji i propozuar bëhet duke u nisur vetëm nga një person: Arta Markun. Është një ligj sui generis vetëm për atë. Dhe prej saj për të shkuar drejt një qëllimi tjetër, edhe më të madh se rrëzimi i zonjës Marku, rrëzimin e sistemit.
Propozimi i PD-së është që, përmes një drafti të veçantë, Kuvendi të ndryshojë Kushtetutën e vendit, me qëllim që, deri sa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të jetë Kuvendi ai që do të bëjë Veting-un për Arta Markun. Me nismën e PD-së është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Tashmë, si asnjëherë më parë dhe besoj se edhe në të ardhmen, hartimi i një ligji kundër një personi, në këtë rast kryeprokurorja e Republikës, është ngritur në nivel kushtetues. Për hatër të goditjes së saj kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, vënia e një institucioni nën hyqmin e opozitës, përmes bllokimit të votimit, dhe bllokimi i Vetting-ut, si shpresa kryesore e kahershme e opozitës. Ndoshta edhe përpjekja e fundit e saj, megjithëse askush nuk e di se sa do të jenë në të ardhmen përpjekjet e një kahu politik, të çartur politikisht dhe të trembur ligjërisht..
Në këtë mënyrë, përmes draftit të propozuar, Kuvendi kërkon të marrë në dorë kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në zgjedhjen e prokurorëve dhe përmes këtij ligji, që propozohet, të fillojnë edhe kulisat politike për të vënë edhe një herë, përfundimisht, sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partive politike dhe të spostojnë organet e strukturat e ngritura për këtë qëllim.
Ky është, në fakt, thelbi i kësaj nisme, maskuar me nevojën për Vetting ndaj Arta Markut.
Çfarë po bën kjo grua, ndaj së cilës është hedhur verbëria e politikës opozitare dhe përse janë rritur mllefet kundër saj? A është vetëm ajo frika e opozitës për hapjen e traseve të vjetra të krimit të organizuar?
Ka lidhje kjo vetëm me kryeprokuroren apo edhe me mundësinë e dërgimit të ekipeve të specializuara të FBI-së, të cilat vërtet mund të vijnë duke u nisur nga rasti “Tahiri”, por nuk do e bëjnë gjithë atë “rrugë” për një rast të vetëm, qoftë ky edhe i ish ministrit të punëve të brendshme. Cili do të jetë njeriu i radhës që mund të jetë vënë prej kohësh në llogaritë e strukturave euro-atlantike, që, jo shumë larg mund të jetë në një vend tjetër, jo në parlament apo në sallat e politikës? Dilemat sa vijnë e nuk janë më të tilla. Vendosja e Arta Markut në detyrën e saj, çka prej shumë kujt nuk është pritur, duket se po i shpejton gjërat dhe ajo bëri paralajmërimin e saj të parë.
Paralajmërime të tilla, tashmë, si duket, të studiuara dhe të kopsitura, janë bërë edhe nga institucione të tjera të specializuara. Përmes njerëzve që kanë deleguar në Prokurorinë e Përgjithshme, opozita, si duket, ka marrë të dhëna që lidhen pikërisht me ngjarjet që mund të vijnë dhe që do të rëndojnë jo vetëm mbi disa njerëz të veçantë.
Nisma e propozuar, sa do e maskuar nën emrin e një Zonje, synon të fusë në një rrugë qorre Reformën në Drejtësi, të shmangë objektivin e saj madhor. Kërkesa që caktimi i një prokurori të ri të përkohshëm, tani sipas draftit të ri, me tre të pestat e votave në parlament , nuk është gjë tjetër, veçse shtyrja deri në kufijtë e maksimumit të Reformës në Drejtësi, të cilën besojnë se do e hedhin në “fik”, përmes demonstratave të janarit.
Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëjë dhe nuk ka tagër të bëjë vetting-un e prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Në Draftin kushtetues për Reformën në Drejtësi janë përcaktuar qartë institucionet që e bëjnë dhe strukturat që duhet të ngrihen. Kushtetuta e ka tani të sanksionuar se Vetting-u për prokurorët dhe gjyqtarët bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Asnjë strukturë politike e legjislative nuk mund të vihet mbi to, pasi ata janë tani njësi kushtetuese.
E ashtuquajtura Nismë për ndryshimin e Kushtetutës është vijim i përpjekjeve të kahershme kundër reformës në Drejtësi dhe strukturave që janë ngritur e filluar nga puna për zbatimin e saj.
Një formulim i ri që mbart qëllimin e vjetër: bllokimin e Vetting-ut, kësaj here në “ emër” të Vetting-ut.(DITA)
Faleminderit që na ndriçon situatën.?????
Faleminderit qe ne liste qoka dhe i frikshmi, sikur peshkaqenet na qonkan cirronka.
Lista qe ska nevoje per epitete duhet te jete:
Like Floriri
2.Lul Hajduti
3.Ed Droga
4.Sali Shpella
5.Medi Cami
Cdo i frikshem tjeter eshte komedi allashqiptarce
e di qe sma botoni por do ta shkruaj prape….
Faleminderit po,por ajo qe na e ndriçon situaten eshte mbajtja ndezur prej pd-lsi-se te kundershtimit te vetting-ut.Jane aq te qarte e kembengules ne kundershtimin dhe gjetjen e yçklave te reja, sa here qe u deshton ajo e radhes.Sa here qe fusin nje shkop nder rrota e ai u thyhet,fap gjejne nje tjeter ! Po ti rreshtosh te gjitha, qe nga nisja para me shume se nje viti, kur filloi te artikulohej fjala Vetting, veren qartesisht se pd-lsi nuk kane bere tjeter veçse kane kerkuar ta pengojne . Dikush le t’ua thote ne Parlament edhe atyre vete(deputeteve e krereve te pd-lsi),t’ua rreshtoje te gjithe qendrimet e tyre ,levizjet e deshtimet ne luften e pashprese kunder Vetting-ut. Dhe pastaj le te thone : jemi pro Vetting-ut !
Bedri te lumt mendja.Ke bere nje shkrim brilant.Te gjitha jane te verteta ato qe thua.Opoziten sot e ka zene TARTAKUTI dhe po dridhen si miu i zene ne çark.Sali Berisha,e ka ndjere eren e keqe si qeni kermen (me qe eshte mare edhe me qent ne Viçidol),i ka hyre frika ne palce,dhe PRANDAJ KA LARGUAR DJALIN E TIJ SHKELZENIN NE AMERIKEN LATNE ME TE FEJUAREN E TIJ.Ai i njeh zullumet e tij,bashke me Bashen e shtepise verdhe,dhe po bejne ç’eshte e mndur te sabotojne reformen ne drejtesi,dhe i jane sulur ARTA MARKUT.Por nuk e pengojne dot reformen se ajo eshte politika Amerikane,dhe amerikanet nuk mund te lejojn te deshtoi politika e tyre.Por njerzit qe ndjekin Berishen dhe Bashen,jane budallenj.Reforma do behet si nje plus nje bejne dy.
QENIN E NGORDHUR DO TA GJEJNE ME PROTESTAT E IDIOTEVE .
te gjithe e dime qe eshte ILIR META,DHE SHKELZEN BERISHA
O Bedri po permende nje emer dreqi ta haje p.sh Salen Zenin Lilin Mediun Llallen etj qe mund te thirren ne prokurori te paret me qenese dosjet jane gadi apo edhe dosja i Nishanit po pergatitet per veprimet me Llallen .
O Bedri gjithe ky shkrim i gjate per mos te thene asgje biles me titull manipulativ , keni frike te gjithe pervec Ngjeles te thoni te verteten . Po mor po do procesohet Sali Berisha me gjithe pjese n derrmuese te ministrave te tije ,plus i biri dhe e bija . Ilir Meta me ministrat e tij megjithe Monen , dhe ministra te qeverise se kaluar socialiste spepse keta te rinjte spaten kohe . Thuaje ore nkeri troc mos i bjer rreth e rrotull per mos te thene asgje .
Po mire moj klase politike shqiptare qe nuk kini turp te turperoheni, po mend kini ndopak? E kuptoni qe jeni pjesa me e zeze e nje populli te mrekullueshem? Po ato vende qe merrni per te drejtuar e kuptoni qe nuk jane tuajat por te hallemadhes Shqiperi? E kuptoni se i keni keqperdorur postet qe u ka dhene populli? Akoma nuk e kuptoni se kini mbi çerek shekulli qe nuk kini lene gjeme e beme pa bere? Ne e kuptojme se ju “manovroni” per te fshehur aferat, vjedhjet, vrasjet, korrupsionin galopant. Ju jeni kaq te shejtanzuar sa kinse u dhimbset populli e flisni ne emer te tij. Turp, 1000 here turp. Jeni bere gazi i botes.
Kur jane bashke PD dhe LSI jane te frikshme o debil. Keta e di Rama me mire se askush.Pse te veprohet’ me raste exta ligjore. kur mund te Veprohet me kushetut. Doni. qe Arta Marku Te behet si Bedri Spahiu ose si Bedri Islami. Me keq pe rju s eper askend tjeter.
Qe te behen ndryshime kushtetuse duhet sipas pik 8-tete kalojne 4 vjete e 60 dite nga dita e rezimit ne kuvend e deri atehere eshte ne fuqi kjo kushtetute, nuk mund te bllokohet as reforma ne drejtesi e as vitingu ( e ka mare fera uraten)ngelet vetem zbatimi i saje
Ka vetem nje emer te frikshem, Sali Berisha.0
I dyti por pak larg me pikaverazh eshte Ilir meta.
Te tjeret jane te punuesuarit e ketyre te dyve.
Emri i frikshem eshte nje dhe vetem nje:Salih Berisha!Salih kryekrimineli,Salih percaresi.Salih vellavrasesi,Salih protopapa,tradhetari i interesave te shqiptareve,Salih vjedhesi me patente i pasurise kombetare te shqiptareve per vete dhe familjen e tij,Salih bajraktari,Salih langua,Salih idioti i lindur,Salih komunisti i kamufluar,Salihu-rezidenti i rendsesishem i sigurimit te shtetit,Salih agjenti i Serbise (UDB-e dhe jo vetem,Salih marshalli i PD-se,Salih -padrinua i mafjes shqiptare,Salihu-uzurpuesi i organeve drejtuese te PD-se,Salihu,ekzekutuesi i kushedi se sa shqiptareve,sidomos i 175 veteve vetem ne Tropoje,Salihu,mjeshtri i korrrupsionit te Cezit,bashke me te birin, Salihu i Argiters,bashkepunetores se te famshmit Fazllic dhe arketuesja e perqindjeve te kontratave me firmen e Salihut,Salihu,kapua i gjyqtareve dhe prokuroreve te kapur te sistemit gjyqesor dhe i te gjithe organeve te pavarura,Salihu,shembulli pikant dhe i padiskutuar i gjithe te degjeneruarve ne shqiperi,Salihu i anetaresimit te shqiperise ne konferencen islamike…,Salihu,ustai dhe punedhenesi pas 1998-tes i likes,atij te floririt,Salihu,shefi i Lylzimes se dhjere te PD-se,lideri histerik i PD-se,Salihu,pergjegjesi i estrades se parlamentit.Salihu,ai i qytekarit dixhital,Salihu,tregetari dhe biznesmeni i hashashit te republikes se Lazaratistanit dhe jo vetem,Salihu,…..i kushedi se sa e sa pislleqeve te kryera keto 27 vjet ne shqiperi ,te bera publike dhe jo dhe se mos harroj shpikesi i vjedhjes se zgjedhjeve tek ne,si sporti me i pelqyer i tij,pas vitit 1992 dhe i hedhjes ne ere te shtyllave te tensionit te larte;ai more,i rrembimit te Remzi Hoixhes se bashku me Gazideden,njeriun e Munikes se Likes se videos se fameshme,i vrasjes se 2 Prillit ne shkoder,nepermjetr Azemit,i aksidentit tragjik dhe te cuditshem te Olldashit,i asgjesimit te Azemit,te Trebickes,i mbrojtjes se Medi leshit te republikanes,te lylushkes,te likes se qetesise e te dashurise, ai i urdheruesit te vrasjeve te demonstruesve te 21 janarit me duar ne xhepa,ai trimi i eger i bjeshkeve te namuna nga vicidoli qe persekutoki publikisht ish kryeprokuroren e tij,”Silvia Konti” duke e quajtur publikisht lavire bulevardi…dhe duke etiketuar ish presidentin e vendit si komplotist,sepse u perpoqen te bejne detyren e tyre etj etj.Salihu,i cili ka shkelur te gjitha nenet e kodit penal dhe per te cilat as eshte denjuar te thirret te pergjigjet ne prokurori,qofte dhe formalisht nga vartesi i tij i perunjur,ish kryeprokuroi me shkolle tetevjecare Lllalle harapashi,pa le me te gjykohet per to,Salihu,qe hodhi ne koshin e plehrave ekspertizen e FBI-se amerikane dhe te mbreterise se bashkuar (Anglise) per videon Like-Dritan dhe per vrasjet e 21 janrit dhe qe nuk lejoi,duke i ruajtur ne kryeministri,arrestimin e gardisteve qe vrane perotestuesit dhe qe zhduki pamjet e filmuara nga kamerat e qe zhduku provat per vrasjet qe u kryen me urdher te tij.Ai i cili,pasi vrau Azem Hajdarin,braktisi arkivolin ne mes te rruges dhe rrembeu armet ne vitin 1998 dhe tentoi te beje grusht shteti,duke zaptuar me forcen e armeve kryeministrine ,televizionin etj dhe qe u detyrua te beje mbrapsht,pas presionit amerikan.Ai,i cili ka urdheruar izet Haxhine te vere bombe ne ambasaden amerikane dhe qe kur ambasadoret amerikane nuk kane rene dakort me te,i ka sulmuar me njemije e nje menyra e epitete te nderyshme,aq sa i ka shkuar.Pra ky eshte emri i tmerrshem per te cilen behet fjale,kryepeshkaqeni,bosi,il capo del coza nostra della Albania!Ai qe ka nderruar jo vetem emrin e plote ,por dhe ditelindjen,per tu treguar sa besnik ishte ndaj partise dhe xhaxhit Enver dhe pasi nderroi pllaken,s’la gje pa bere kunder familjes dhe gruas se tij.Ai i cili,ndonese hiqet dhe vepron si antikomunist,per te mos leshuar tepsine e pushtetit,beri aleance me partine komuniste,qe te plotesonte numurat ne zgjedhje e te fitonte.Mos u lodhni te gjeni emer tjeter!Dhe se fundi,emri i tmerrshem eshte Ai dhe vetem Ai,mallkimi i ketij vendi e ketij populli dhe qe ja merr vetem ne kthese likes se famshem te videos se 7 % shit…dhe themeluesit te biznesit te SHpk.se lesheliste,te firmes fitimprurese te cizmeve “guci” te trasheguar me marifet e largpamesi nga e shoqja dredharake e tij…trimeresha e Haxhi Qamilit!
Une personalisht nuk kam frike nga kushdo qe mund te vihet prekuror i peregjithshem qofte edhe sikur te importohet ky prekuror nga Koreja e veriut apo kushdo tjeter, sepse une nuk kam thyer asnje ligj te shtetit shqiptar, bile do ta pershendesja nje prekuror te pergjithshem ne se do hapte te gjitha dosjet per kedo shtetas shqiptar apo te huaj nga vitet 90 e ne vazhdim qe sejcili te marr ate qe i takon, dhe ne vazhdim te ketij arsyetimi them se nje prekuror me dore te forte ne zbatimin e ligjit e kushtetutes nuk e duan te gjithe ata qe e ndjejne veten fajtor dhe e shikojne veten ne ndjekje penale. Opozita pse shqetesohet ne se eshte e paster?, ligji do te godas e duhet te godas te gjithe te inkriminuarit,te gjithe hajduhet te veshur me petkun e politikanit apo cfaredo tjeter, ne se kerkohet nje shtet ligjor shteti fillon nga drejtesia, cfare ka ketu qe duhet bere protesat e santazhe? Per cfare? per te mbrojtur hajduterit? Politikanet e sotem kane ne pushtet pothuajse qe nga vitet 90, erdhen me pantallona te grisura dhe me pardesyte qe u dha Ramis Alia falas nga shteti dhe sote jane bere miljoner ne euro, keta duhet te kalojne ne siten e drejtesise,si per vjedhje ashtu edhe per politikat e shpernguljes se shqiptareve nga vendi i tyre,Keta ndertuan nje shtet shokesh, prodhuan dhe ligje te miratuara nga keta vete per te mos denuar veten e tyre,duke aplikuar politiken e mosndshkueshmerise etj.etj.Pra nje grup mafioz mori peng shtetin shqiptar. Personat qe u vene nga mbrapa ketyre te korruptuareve jane thjeshte njerz te mashtruar e ordiner qe nuk shikojne interesin e vendit por te hajduteve, kjo eshte qesharake,
Gjithe cjane kinder k/prokurores duan me CDO kusht the shpetojne pasurite qe kan vjedhur….