Komunizmi shqiptar dhe feja

16 Janar 2018, 20:25Blog TEMA

Një ndër pikat e forta të sistemit komunist është se ka disa nga karakteristikat e fesë dhe të nxit emocionet e saj”– Albert Ainshtajn

Nga Ilir Hashorva*

Duke filluar me Revolucionin Francez, duke vazhduar me atë komunist e më pas me atë nazist, feja dhe klerikët janë luftuar, por asnjë revolucion nuk e luftoi fenë dhe klerikët aq ashpër dhe aq pa mend sa komunizmi shqiptar.

Përse e luftoi aq egër komunizmi shqiptar fenë? “Për ta shpëtuar popullin nga prapambetja intelektuale” – thanë komunistët. “Për t’i zënë vendin asaj dhe për të qeverisur më lehtë” – thanë kundërshtarët e tyre. Këto, padyshim, kanë brenda pjesë të së vërtetës. Por, ka edhe arsye të tjera. Sipas Biblës, në Urdhëresën e Parë, Zoti i thotë Moisiut, dhe përmes tij, njerëzimit: “Nuk duhet të kesh Zot tjetër përveç meje.” Komunizmi donte të kishte zotin e tij, i cili duhej të ishte, po ashtu, i vetëm: Udhëheqësi i Partisë. Një arsye tjetër pak më e fshehtë është se feja në përgjithësi synon t’i vejë fre dalldisë së njeriut për të bërë ndryshime të shpejta të diktuara nga psikologjia dhe politika e çastit. Ajo kërkon që njeriu t’i bindet disa rregullave që janë provuar prej shekujsh si më të mirat, si më të qëndrueshmet dhe si më të moralshmet. Komunizmi kërkon të krijojë njeriun e vet, me psikologji të re. Feja e pengon këtë krijim. Kështu, për komunizmin, feja është pengesë serioze për krijimin e njeriut të tij të ri, prandaj ajo duhet fshirë.

Nga të gjitha doktrinat dhe organizimet që ka shpikur njeriu, doktrina fetare dhe organizimi institucional i saj kanë qenë nga më jetëgjatët. Shumë doktrina të tjera, organizime, shtete të fuqishme apo perandori, fillimisht në dukje si të përjetshme, u shuan. Feja mbeti. Totalitarizmi modern e kuptoi forcën e fesë dhe desh ta shfrytëzonte për vete. Komunizmi si një lloj totalitarizmi, i kopjoi fesë thelbin e doktrinës dhe të organizmit dhe, kështu, ai, dashje pa dashje, krijoi një fe të re, fenë e tij.

Elie Wiesel thotë se komunizmi është një lloj feje, një lloj feje mesianike që nuk ka Zot, por ka Mesi. Mesia, shpëtimtari, i panjolli, i caktuari i Zotit, është udhëheqësi, komandanti, duçja, fyreri apo lideri i cili, ashtu sikundër Zoti, vetëm lëvdohet për çdo punë që bën.

Feja është në të vërtetë totalitarizëm i pastër, ajo është totalitarizmi fillestar. Në format ekstreme, fanatizmi dhe fundamentalizmi fetar, sidomos ato të besimeve monoteiste, nuk janë gjë tjetër veçse shëmbëlltyra të totalitarizmit politik, apo anasjelltas, totalitarizmi politik nuk është gjë tjetër veçse shëmbëlltyrë e totalitarizmit fetar.

Përfaqësuesi më tipik i totalitarizmit politik, Shefi i Gjermanisë Naziste, Adolf Hitler, ka dhënë disa mendime, në librin e tij “Mein Kampf” për ndërtimin e një shteti të fortë e të qëndrueshëm nazist që do të jetonte për 1000 vjet e që duken të bazuara në mësimet e fesë: në mësimet e institucionit më jetëgjatë, të Kishës Katolike.

Së pari, thotë ai, që të triumfojë një rend i ri, duhet të shkatërrojë rendin e vjetër. Rendi i ri nuk mundet dhe nuk duhet të bashkëjetojë me rendin e vjetër apo me një rend të ndryshëm. Ai duhet të përdorë çdo mjet për ta luftuar dhe shkatërruar rendin e vjetër dhe të gjitha idetë e tij. Rendi i ri duhet të bëjë atë që ka bërë krishterimi i cili “nuk u kënaq me ngritjen e një tempulli të vet, por shkatërroi edhe tempujt paganë.” Intoleranca është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e një rendi të ri. Intoleranca duhet të shkojë deri në terror dhe krishterimi ishte i pari që futi terrorin psikologjik dhe, më pas, edhe atë fizik.

Së dyti, thotë Hitleri, nga doktrina e përgjithshme e rendit të ri, duhet të zgjidhen një numër idesh dhe formulash që do të kenë efekt të madh mbi individët të cilat do të jenë mbështetëset e asaj doktrine. Ato duhet të shërbejnë njëlloj si motivet fetare që të lidhen emocionalisht me çështjen, me doktrinën.

Së treti, me kohë, edhe pse mund të lindë nevoja e ndryshimit të disa parimeve të doktrinës apo të riformulimit të tyre, nuk duhet ndryshuar asgjë. Po u bënë ndryshime, sipas Hitlerit, efektet mund të jenë fatale. Diskutimet për ndryshime do të çojnë në konfuzion të përgjithshëm. Ndryshimet bëjnë që të ngjallen dyshime për doktrinën. Shembulli, vazhdon ai, duhet marrë përsëri nga Kisha Katolike e cila nuk ndryshoi kurrë asnjë parim edhe kur ai binte në konflikt me zbulimet e kohës. Ajo kishte kuptuar se forca e qëndresës së saj do të bjerrej nga futja e adoptimeve doktrinale në përshtatje me përfundimet e shkencës. Kisha Katolike qëndroi e fortë, sepse mbeti e lidhur ngushtë me dogmat e vendosura. Po ashtu, sistemi politik mbetet i fortë kur nuk ndryshon. Mos ndryshimi i jep atij karakterin e fesë, të besimit.

Një sistem totalitar pra, për të pasur jetëgjatësinë e një sistemi fetar, duhet të shkatërrojë çdo pikëpamje, filozofi apo individ që nuk i shkon atij për shtat. Një sistem totalitar duhet të krijojë njerëz të bindur deri në fanatizëm. Fanatiku politik nuk duhet të ketë ndryshim nga fundamentalisti fetar. Devotshmëria ndaj sistemit totalitar duhet të jetë e njëjtë me devotshmërinë ndaj besimit fetar. Një sistem totalitar duhet të jetë dogmatik. Ai nuk duhet të bëjë asnjë ndryshim në idetë e veta, nuk duhet të revizionojë atë çka mund të diktohet nga koha apo nga fakte të reja.

Komunistët përvetësuan thelbin e fesë, u vunë emra të rinj shumë prej elementëve të skemave organizative të fesë apo të pjesëve të doktrinës së saj dhe vetë fenë e zhdukën si të mos kishte qenë kurrë. Komunistët luftuan më shumë krishterimin katolik, prej së cilit edhe adoptuan më shumë. Janë interesante të vëmë në dukje këtu disa shembuj adoptimesh komuniste të fesë, të cilat do t’i jepnin komunizmit real shqiptar tiparet e krishterimit mesjetar.

Le ta fillojmë me diçka tipike fetare, me lutjen. Të krishterët luten: “Lëvduar qoftë Jezu Krishti” – komunistët: “Lavdi Marksizëm Leninizmit,” “Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë,” “Rroftë sa malet Shoku Enver Hoxha.” Këto janë lutje, këto janë thirrje, këto janë parulla që kanë si bazë lutjen fetare.

Të krishterët betohen: “Për Zotin,” “Për Krisht” – komunistët: “Për Ideal të Partisë,” “Për nder të Partisë.”

Të krishterët kanë Zotat e tyre, trininë – komunistët: trininë e tyre, klasikët, Marksin, Engelsin, Leninin

Të krishterët kanë Mesinë, Krishtin – komunistët: Marksin

Të krishterët katolikë kanë Papën – komunistët: Enver Hoxhën i cili, për nga rëndësia vendoset midis Krishtit dhe Papës

Të krishterët kanë 12 dishepujt e Krishtit – komunistët kanë anëtarët e Byrosë Politike, që në disa raste janë 12, aq sa dishepujt e Krishtit

Të krishterët kanë Biblën – komunistët: Historinë e Partisë së Punës dhe veprat e Shokut Enver

Të krishterët mbajnë kryqin në qafë – komunistët: mbajnë teserën e anëtarësisë në Partinë në xhep a në trup

Të krishterët kanë simbol kryqin – komunistët: yllin

Të krishterët kanë pagëzimin – komunistët: pranimin në parti

Të krishterët kanë kishën – komunistët: qendrën e edukimit të partisë në punë, dhomën e partisë, apo qendrën e frontit në lagje

Të krishterët pyesin se në cilën kishë shkon – komunistët: ku e bën jetën e partisë?

Të krishterët kanë kongregacionin e tyre – komunistët: organizatën bazë të partisë

Të krishterët kanë djakonin, dhjakun – komunistët: komunistin në stazh partie

Të krishterët kanë priftin – komunistët: sekretarin e partisë, apo komisarin

Të krishterët kanë kardinalin – komunistët: sekretarin e partisë së rrethit

Të krishterët kanë dioqezat – komunistët: komitetet e partisë së rretheve

Të krishterët kanë Sinodin e Shenjtë – komunistët: Komitetin Qendror

Të krishterët kanë katekizmin – komunistët: format e edukimit në parti

Të krishterët kanë inkuizicionin – komunistët: hetuesinë politike

Të krishterët kanë heretikët – komunistët: armiqtë e partisë, të deklasuarit, reaksionarët

Të krishterët kanë mallkimin – komunistët: kritikën

Të krishterët kanë rrëfimin – komunistët: autokritikën

Të krishterët kanë shëlbimin – komunistët: dhënien e dorës nga partia

Të krishterët kanë shkishërizimin – komunistët: përjashtimin nga partia

Të krishterët kanë ferrin dhe parajsën – komunistët: kapitalizmin dhe komunizmin

Të krishterët kanë Dhjetë Urdhëresat – komunistët: Dhjetë Cilësitë e Komunistit

Të krishterët kanë njeriun besimtar fundamentalist – komunistët: njeriun me partishmëri, komunistin e flaktë

Të krishterët luten në kërkim të shpëtimit, duke filluar me rrëfimin, dhe pastaj vazhdojnë me premtim, me betimin, me lëvdimin e Zotit, me falënderimin e Zotit dhe, në fund, me kërkesën – komunistët: nisin me diskutimin i cili fillon me hyrjen dhe vazhdon me lavdërimin e partisë, me kërkesën, me autokritikën dhe me angazhimin.

Të krishterët kanë ditët e emrit të shenjtorëve – komunistët: ditëlindjet e udhëheqësve

Të krishterët mbajnë në shtëpi portrete apo statuja të Krishtit, të Shën Mërisë apo të shenjtorëve të tjerë – komunistët: fotografitë apo statuja të udhëheqësit

Të krishterët ngrenë dolli për lavdinë e shenjtorëve të tyre – komunistët: për jetëgjatësinë e udhëheqësit apo të partisë

Të krishterët përgjithësisht martohen brenda fesë së tyre – komunistët: martohen brenda partisë, domethënë komunisti me komunisten

Të krishterët kanë Santa Claus-in dhe Pemën e Krishtlindjeve – komunistët: Plakun e Vitit të Ri dhe Pemën e Vitit të Ri.

Të krishterët katolikë kanë rrymë devijuese protestantizmin – komunistët: revizionizmin.

*Shënim: Ky shkrim është marrë me shkurtime nga libri im “Gandi, analiza dhe komente për Gandin dhe gandizmin”.

(TemA)

12 komente në “Komunizmi shqiptar dhe feja”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    SUNITE te ndyre,masakruat dhe dhunuat vec kleriket kristiane ortho/xe dhe katolike,por nuk ia dolet dot,KRISTIANET i japin identiet sot Sqiperise ne Evrope e me gjere ndersa ju plehra arabe vazhdoni edhe sot te mavrosni emrin shqipetar………si islamik!

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      tourkalvanos pa-teras perdhunon vajzen e vet 7vjecare,duke e derguar ne spitalin e femijeve ”PEDON” me demtime ne org.gjenetike………….
      eshte ky titulli i gazetes greke:
      ΠΗΓΗ http://news247.gr/eidiseis/koinonia/agrios-viasmos-7xronhs-apo-ton-patera-ths-sto-nosokomeio-to-paidi.5030287.html

      Οι Αρχές ενημερώθηκαν και προχώρησαν στην σύλληψη του πατέρα από την Αλβανία ο οποίος όπως προέκυψε είχε προβεί στον βιασμό της ίδιας του της 7χρονης κόρης και μάλιστα με τέτοιο τρόπο που την τραυμάτισε πολύ σοβαρά

  2. Idjoti Bathores says:

    LIDHENI KETE IDJOT QE FLET PERR KOMUNIZEM NE NJE VEND QE SI ASNJE VEND I BALLKANIT NUK ESHTE LEXUAR E PERKTHYER AS 5 PERQIND E KESAJ TEORIJE!KLY IDJOT NGATERRON REGJIMET FASHIST STALINIDST PDSE JO DHE ENVERIST ME ‘SISTEM KOMUNIST’ QE JO VETEM NUK U REALIZUA NE ASNJE VEND TE BOTES PO KA TE BEJE THJESHT ME SISTEM ‘EKONOMIKO-SHOQEROR’ .TEORIKISHT NE SISTEMIN KOMUNIOST SHTETI E HUMB ROLIN E TIJ OSE NUK EGZISTON!

  3. Epo kjo pune! says:

    njeriu duhet te jete i lire dhe feja eshte iluzion qe e transferon fuqine diku qe nuk ekziston duke e bere njeriun pasiv. Sa per ideologji, sigurisht ajo komuniste i jep avantazh ndergjegjes ndersa kapitalizmi instiktit (lekut) dhe deri tani, instikti dominon, fundja jemi kafshe dhe mbi ne vepron evolucioni i darvinin. Feja, nanuritje por humbje kohe dhe autonenshtrim sepse edhe kur e ben nje gje te mire, e ben se te thote ai lart nderkohe duhet ta besh se duhet ta ndjesh se eshte e drejte. Se nuk shkohet jeta me friken e atij lart se tregon se po te mos ishte ai, do beje te 99, nejse nuk ia vlen debati per gojedhene dhe legjenda. Njeriu duhet te sillet dhe veproje mire dhe ne kete kuptim vlerat popullore dhe ato qe thuhen ne kisha e xhamira perputhen, ndryshimi eshte kujt tia atribuosh? Megjithate, leri te te lene eshte kjo pune, respektoje besimine e tjetrit por dhe ai te respektoje ateizmin tend dhe kjo eshte problemi se fetaret thone perse nuk je mendjehapet kur nderkohe vete nuk jane te tille dhe te shohin si kundershtar!!! sa per fene dhe politiken, ke sot liderat ne demokraci qe jane peshkopa, ke partite qe jane kisha e xhamira, ke dishepuj gocat e cunat e rradhes qe i bejne temena liderit.. po ajo gje eshte si dje vec dje kishim nje kishe, sot kemi me dhjetra qe marrin leke nga taksat tona.

  4. prenga prej lezhe says:

    mire qe spaske njohuri per fene dhe per komunizmin …po akoma nuk e paske marre vesh qe amerika pergjerohet per te…economistet me te mire amerikane vdesin per teorite e marksit….hajde tung.

  5. mario says:

    Katoliket kane Jezusin,muzulmanet kane Mohametin,komunistet kane Leninin,fashistet kane Hitlerin,ne orthodhekset kemi Kryepeshkopin Anastas Janullatus

  6. Peza says:

    Ku e ka pare kete komunizmin shqiptar ky Ilir Hashurrja?
    Ne cilin vend te botes ka qene ndertuar komunizmi,o krric?
    Ti je nje sharlatan ne sherbim te kapitalit qe mjafton te shpifesh per cdo gje kunder siocializmit dhe e ke garantuar rrogen tende!
    Ne se do ta akuzosh me fakte socializmin nuk ke nevoje te shpifesh,o krric,por vertetoje me konkretisht se cfare ka bere kapitalizmi ne Shqiperi keto 27 vjet me te mire nga socializmi!
    Filloje dhe krahaso arritjet ne te gjitha fushat midis dy sistemeve si ne arsim,shendetesi,bujqesi,drejtesi,ushtri,siguri te rendit,punesim,taksat dhe tatimet,sherbimet falas,pune e garantuar,ndertimet e uzinave,fabrikave e kombinateve,hidrocentralet,universitetet,minierat,hekurudhat,korrupsionin,prostitucionin,vrasjet dhe vetvrasjet,vjedhjen e pasurive kombetare,shitjen e teritorit shqiptar te huajve etj,etj!
    Kete nuk e ben dot o i zgjebosur dhe merresh me denglat e bythes!
    Feja eshte opium per popullin,ndaj as mos u mundo ta marresh si reference!

  7. shqiptari says:

    kush eshte qellimi i ketij “obezervimi shkencor” qe ke bere O Like?

  8. dani says:

    PO sot çfar te mire na ka sjell feja per te edukuar njerzit mos shkojn mas politikanve kriminel zullumqar antishqiptar dhe barbar , ILIR Hashorva , mund te naj shpiegosh , apo na ka ndar ca te turqve dhe ca te grekve , O ILIR MJAFT ME KTO SHKRIME DHE MOS HYR NE KTO UJRA SE MBYTESH ,te njo si njeri je njeri i edukuar e i mir por kap nje tem tjeter se praktika po tregon se me duket me mir ishim ashtu si ishim se keshtu siç jemi si kembet e dhis.ishim shqiptar dhe jemi ndar ne turq e grek ne muxhahidin e ku ta di un ,ai sistem ishte sistemi punes prandaj quhej PPSH se nuk kishte vend per lloqe pazari ,lavdi atij njeriu qe i mbylli per 50 vjet vendet e kultit se ajo periudh na ka ber tolerant zoti ilir se po mos ishte vepruar ashtu ti ILIR nuk do kishe kte emer po do e kishe emrin mahmut abdyl apo ku ta di un ,ti qe gezon kultur sot e gezob kte vler vetem nga ai perparim e zhvillim qe erdhi nga kjo ndarje nga kultet se do ishim si ne kabul sot ,mjaft me kto tema jo xhdo gje e kishte te keqe sistemi shkua,me çfar po shikojm sot me shum ka patur te mira se te kqia ,te kqiat i ka mbledhur te tera ky sistem qe ju ka trullosur e ju ka hedhur trut e gomarit jeni ber njsh mashtrusit batakçinjt dhe intelektualet nuk po e mer vesh me i pari te dytin ,gjykoini gjerat me mir ,po mos ishte ENVERI dhe ai sistem do ishim me perçe rrotull xhamis dhe verdall kishave si mesjetar , nuk do benin dot sot bythet e buzet me silikon nk do kishte keng sa kom bythen e mir ,NAPLEON BONAPARTI KUR I DERGOI LETR TE BIRIT NE KOHEN QE ISHTE NE INTERNIM I THA NJE FRAZ/DIKTATURA SJELL ZHVILLIM BIRI IM;

  9. dani says:

    PO sot çfar te mire na ka sjell feja per te edukuar njerzit mos shkojn mas politikanve kriminel zullumqar antishqiptar dhe barbar , ILIR Hashorva , mund te naj shpiegosh , apo na ka ndar ca te turqve dhe ca te grekve , O ILIR MJAFT ME KTO SHKRIME DHE MOS HYR NE KTO UJRA SE MBYTESH ,te njo si njeri je njeri i edukuar e i mir por kap nje tem tjeter se praktika po tregon se me duket me mir ishim ashtu si ishim , se keshtu siç jemi si kembet e dhis. ishim shqiptar dhe jemi ndar ne turq e grek ne muxhahidin e ku ta di un , ai sistem ishte sistemi punes prandaj quhej PPSH se nuk kishte vend per lloqe pazari , i rruajti mjekren priftit dhe hoxhes dhe i dergoi ne prodhim ne uzina e fabrika si ter njerzia , lavdi atij njeriu qe i mbylli per 50 vjet vendet e kultit se ajo periudh na ka ber tolerant zoti ILIR se po mos ishte vepruar ashtu ti ILIR nuk do kishe kte emer po do e kishe emrin mahmut abdyl apo ku ta di un , ti qe gezon kultur sot e gezon kte vler vetem nga ai perparim e zhvillim qe erdhi nga kjo ndarje nga kultet se do ishim si ne kabul sot , mjaft me kto tema , jo xhdo gje e kishte te keqe sistemi shkuar , me çfar po shikojm sot me shum ka patur te mira se te kqia , te kqiat i ka mbledhur te tera ky sistem qe ju ka trullosur e ju ka hedhur trut e gomarit , jeni ber njsh mashtrusit batakçinjt dhe intelektualet nuk po e mer vesh me i pari te dytin , gjykoini gjerat me mir , po mos ishte ENVERI dhe ai sistem do ishim me perçe rrotull xhamis dhe verdall kishave si mesjetar , nuk do benin dot sot bythet e buzet me silikon nuk do kishte keng sa kom bythen e mir ,NAPLEON BONAPARTI KUR I DERGOI LETR TE BIRIT NE KOHEN QE ISHTE NE INTERNIM I THA NJE FRAZ/DIKTATURA SJELL ZHVILLIM BIRI IM;

  10. I. Deologu says:

    Feja, “komunizmi”, fashizmi, *izmi jane ideologji. Ato te thone cfare eshte mire e cfare eshte keq! POR, kur mundohen ti vene ne jete ato qe predikojne me forcen e ligjit e te shtetit, aty fillon totalitarizmi e diktatura. Shto ketu edhe psikopatet e cdo niveli qe kurre nuk i mungojne shoqerise te cilet shfrytezojne rrethanat per te perfituar sa me shume per vete dhe tabloja behet e plote.

    Artikulli este tendencioz, megjithese ka nje kendveshtrim origjinal. Sikur do te perhape si padashje, pikepamjet e Hitlerit.

  11. Shqiptare says:

    Lexova te gjitha komentet e bera me siper dhe me sa po shoh asnje nga ju nuk e ka kapur thelbin e ketij artikulli. Disa kane pare vetem fjalen komunizem dhe jane hedhur si gjela, disa vetem nga shkrimi dhe fjalet qe kane perdorur duken qe kane nje edukat te nevelit shumet te ulet dhe kuptohet qe nuk e analizojne dot kete shkrim. Nese doni te beni komente beni rreth artikullit dhe jo te shani autorin pasi ai nuk ju ka share ju. Por gjysma e shqiptareve kane ngelur injoranta dhe prandaj cdo koment ka vetem fyerje.
    Me sa kuptoj une Zoti Ilir nuk ka te bej as me komunizmin dhe as me fene eshte thjesht nje krahasim qe Enver Hoxha mbylli kishat dhe xhamit qe populli ta kishte vemendjen vetem tek ai.. Komunizmi kopjoj stilin e fes qe ne kete rast ka kopjuar me shume nga te krishteret se sa myslimanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje