Presidenti i Kosoves Hashim Thaci, dënonashper, vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanovic.
Përmes një positimi në Facebook, presidenti Thaci ftoi organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
“Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje”, ka shkruar i pari i vendit.
Mëngjesin e sotëm. Ivanovic po shkonte në zyrën e tij, kur u sulmua nga një makinë në lëvizje. Ishin katër plumba fatal për kreun e kësaj partie në Veri.
Ivanoviq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në sallën e operacionit ai u fut pa shenja jete