Erzen Shkololli është emëruar nga qeveria si drejtori i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Shkololli zëvendëson në këtë detyrë Artan Shabanin, i shkarkuar nga detyra në fillim të muajit dhjetor të vitit të shkuar.
Shabani është emëruar në vitin 2013 në krye të Galerisë së Arteve, si zgjedhje e vetë kryeministrit Edi Rama, ashtu siç përzgjodhi edhe koreografin e njohur Ilir Kerni ne krye të Teatrit të Operës dhe Baletit, që dha dorëheqjen më vonë.
Vendimi:
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
shabani nuk eshte shkarkuar ne dhjetor, eshte ne detyre dhe ushtron postin deri ne daten 22 janar 2018