FOTOT: Zbulohet në Meksikë sistemi më i madh i shpellave nënujore, i përdonin fiset Maja

18 Janar 2018, 10:27Lifestyle TEMA
FOTOT: Zbulohet në Meksikë sistemi më i madh i shpellave

Një grup zhytësish kanë gjetur në Meksikë atë që besohet se është sistemi më i madh i shpellave nënujore në të gjithë globin. Vendndodhja e tyre është qyteti bregdetar i Tulumit, dikur vend i populluar nga qytetërimi maja.

Zbulimi erdhi pas vitesh të tëra eksplorimi në tunelet nënujore të gadishullit të Jukatanit.

Ekipi i zhytësve zbuloi një kalim që lidh sistemin e shpellave Sac Actun (263 km) me atë të Dos Ojos (83 km).

“Kjo na lejon të kuptojmë shumë më qartë si u shfaqën ritualet, vendet e pelegrinazhit dhe përfundimisht vendbanimet e mëdha parahispanike”, tha drejtori i Gran Acuifero Maya Project, Guillermo de Anda, për Reuters

Gadishulli i Jukatanit dominohet nga tempuj maja dhe relike të kohës së tyre. Mendohet se majat i përdornin puset e thella natyrore për ceremonitë sakrifikuese por edhe për udhëtimet mes qyteteve. Disa prej tyre kanë ruajtur domethënie kulturore dhe fetare. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje