Kërkimi i eshtrave greke në fshatin e Pëllumb Xhufit dhe a do e kërcejë Kotzias “devolliçen” në Korçë?

20 Janar 2018, 10:38Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias do të mbyllen për tre ditë në Korçë, siç bënë në Kretë para dy muajsh, për të vazhduar atë që lanë përgjysëm në ishullin grek.

Siç mësohet, axhenda kryesore e bisedimeve do të jetë konkretizimi i paktit të varrezave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës me italianët, që u krye në territorin shqiptar, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Takimi i Kretës, përveçse u mbyll me demonstrimin e aftësive plastike të Ditmir Bushatit për “Zorba”-n, vallen simbol të Greqisë, solli si pasojë zhbllokimin e pakteve ndërmjet dy vendeve, që edhe pse ishin miratuar prej vitesh, ende nuk ishin venë në zbatim.

E para dhe më e bujshme ishte Marrëveshja e Varrezave. E miratuar në 2009 nga qeveritë “Berisha” dhe “Karamanlis”, ajo jo vetëm që nisi të zbatohet pjesërisht, por edhe u keqpërdor, pasi nisën të kërkohen eshtra ushtarësh grekë në vende ku nuk ishte bërë asnjë luftim apo fushim i armatës helenike.

Kulmi arriti në Kosinë të Përmetit dhe Boboshticë të Korçës, ku me kërkimin e eshtrave u morën  klerikët ortodoksë të Kishës Autoqefale Shqiptare që drejtohet nga Anastas Janullatosi.

Ata gjetën kocka njerëzish që nuk ikën nga kjo bote prej luftimesh e që s’kishin asnjë lidhje me italianët, duke i konvertuar përsëvdekuri në ish-ushtarë.

Pas takimit të Kretës, qeveria e Edi Ramës miratoi që të nisë një proces i gjerë kërkimi, ndërtimi dhe sistemimi i dy varrezave monumentale për ushtarët grekë të rënë në territorin shqiptar, në Luftën e Dytë Botërore.

Financimin e procesit do ta bëjë qeveria shqiptare, ndërkohë që e reja dhe fakti më i rëndësishëm në këtë proces, është se një amerikan, ekspert i famshëm në fushën antropologjike, do të drejtojë kërkimin e eshtrave.

Ky element është dhe risia e të gjithë procesit, që siç duket është shtyrë dhe mbështetur nga qeveria e SHBA dhe që sipas të gjitha gjasave është rënë dakord në bisedën telefonike Rama-Tillerson në gushtin e këtij viti.

Metafora e “Gjeneralit” mitik të Kadaresë do të rimishërohet si legjendat indiane, kësaj radhe jo në spaletat e një ushtaraku në pension nga Italia, por një amerikani veteran që do të nisë kërkimet për eshtra grekësh që u vranë nga italianët e Duçes në tokën shqiptare; një skenë e lakmueshme për këdo shkrimtar apo aspirues letërsie, por që nuk duket aspak një mekanizëm i diplomacisë që shtyn para marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Kërkimet për eshtra do të bëhen në Dragot të Tepelenës, pak pranë Progonatit, fshatit të profesor Pëllumb Xhufit, historianit diplomat, që ishte ndër të parët që demaskoi parodinë e eshtrave para disa vitesh, parodi që fakteqësisht u kthye sërish sot.

Gjetja dhe nderimi i ushtarëve të vrarë në Shqipëri është thjesht një gjest humanitar, padyshim i domosdoshëm. Por mund të bëhet thjesht me komisione teknikësh, pa pasur nevojën e diplomacisë.

Nuk janë varrezat e ushtarëve që ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por çështjet e pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dhe çështjet e pazgjidhura dihen: heqja e Ligjit të Luftës, që shkrin nga akulli 70-vjeçar, një mal gjigand padrejtësish për mijëra shqiptarë që u dëbuan mizorisht nga shtëpitë e tyre në Çamëri, por edhe Kostur, Selanik apo shumë qytete greke, ku shqiptarët kishin jetuar në paqe gjithmonë.

Më pas është njohja e asaj që quhet “Çështja Çame”. Pra genocidi, masakra, dhuna ndaj shqiptarëve  e kryer jo nga një individ apo disa, por nga shteti grek.

Pas njohjes nis zgjidhja, e cila ka njëmijë e një rrugë që diplomatët mund t’i gjejnë më mirë. Pastaj duhet zgjidhur përfundimisht dhe sa më mirë çështja e minoritetit grek në Shqipëri: ku jeton, sa janë, kush janë dhe ç’farë të drejtash kanë.

Më vonë radhën e ka diskutimi i Zonës Ekonomike në Detin Jon dhe normalisht gjëra të tjera, ku normalisht rëndësi primare kanë integrimi me dinjitet i emigrantëve shqiptarë në Greqi pa pasur nevojë të tjetërsojnë identitete dhe gjeneralitete.

Nuk kemi arritur ende në kohën e Enver Hoxhës dhe Andreas Papandreut, kur realisht u bë një hap i madh në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Tirana e Athina, nga “armiq” u bënë “dy popuj miq” që hapnin pika të reja kufitare dhe shkrinë marrëdhëniet. Si hap i parë, ishte gjigand pas asaj që kishte ndodhur në pragun e shekullit 20 ku “Megalidhea” e “Vorio-Epiri” ishin jo propagandë, por opsione politike.

Por për 27 vjet, Shqipëria dhe Greqia nuk bënë as sa Enver Hoxha, por ecën prapa duke nxjerrë nga dollapet skeletet e frikshme të propagandës së urrejtjes dhe përplasjes.

Ditmir Bushati ka ftuar në Korçë homologun e tij grek Kortzias për tre ditë negociata, ku padyshim do të dalë një konçension politik. Natyrisht për Athinën, pasi Tsipras, ka nevojë të tregohet “kokoroçi” që “zbuti” Edi Ramën dhe ky i fundit ka nevojë për izmën greke në BE.

Por këto janë vetëm arritje për konsum të brendshëm dhe nuk avancojnë aspak realitetin e marrëdhënieve shqiptaro-greke; as varrezat, që për të gjithë janë një remake surrogate  e kryeveprës së Ismail Kadaresë, e ekranizuar madhërisht nga Dhimitër Anagnosti.

Megjithatë, Ditmir Bushatit, të cilin miku i tij Niko Kotzias, i kërkoi të kërcejë Zorbën në Kretë dhe që për “lapsus” para ca kohësh e quajti “Dhimitër” në Tiranë, i takon ta ftojë homologun në një serenatë korçare poshtë dritares së Shkollës së Parë Shqipe.

Në mos, edhe te Pazari i vjetër i qytetit të lozë Devolliçen

9 komente në “Kërkimi i eshtrave greke në fshatin e Pëllumb Xhufit dhe a do e kërcejë Kotzias “devolliçen” në Korçë?”

  1. vito says:

    POLITIKEN E BEJN BATAKçINJT , PELLUMB XHUFI MBRON HISTORIN E KTI VENDI. çfar hyn PELLUMB XHUFI ne kte histori te piset te politikes SHQIPTARE , mos e njollosni , esht i vetmi njeri me integritet atdhetar dhe i hajrit qe na ka mbetur , edhe kte se lini rehat.

  2. vito says:

    POLITIKEN E BEJN BATAKçINJT , PELLUMB XHUFI MBRON HISTORIN E KTI VENDI. çfar hyn PELLUMB XHUFI ne kte histori te piset te politikes SHQIPTARE , mos e njollosni , esht i vetmi njeri me integritet atdhetar dhe i hajrit qe na ka mbetur , edhe kte se lini rehat.

  3. Bardhyli.fr says:

    Shqiptare,hiqni dore nga keto bisedime,ose me mire me thene,nga zbatimi i pretendimeve greke qe jane ogurzi per Shqiperine dhe shqiptaret!Greket jane si sllavet-serbet,kur e realizojne nje kerkese,e fillojne tjetren me abnormale dhe me te eger.Shqiptaret duhet perfundimisht te kuptojne se peshkopi grek (shqiptar) A.Janullatosi ne Shqiperi eshte nje Kali i Trojes andaj,vigjilence derisa nuk eshte vone.

    1. Flm says:

      O Bardhil Fyelli ….. sa karrrrr qe qenke ore !!!!!!

  4. Flutura says:

    Si nuk rastisi qe ndonje gazetar a komentues qe te pakten njehere te vetme te mos beje rolin e TERSIT TE POJANIT. Sa mbrapsh jemi gatuar.

  5. like says:

    a do te shoqerohen germimet nga historiane shqiptare, italiane etj, apo … varja

  6. llaman says:

    Nqs do te besonim se jane te verteta ato qe thote z. Pata, marredheniet greko-shqiptare mund te njohin vetem kthim prapa.
    Duke na paraqitur gjysmem te vertetat si te verteta Pata kujton se lexuesit hane bar dhe do kaperdijne desinformimin total.
    Pamvaresisht se ky gazetaruc nuk ka respekt per Hiresine e tij Janullatos dhe nuk njeh kodin elementar se si duhet te shkruaje per primatin e kishes orthodokse, te pakten te mos genjeje ne menyre kaq monstruoze per tema delikate.
    genjeshtra 1: Kisha orthodokse nuk eshte marre aspak me eshtra ushtaresh, e vetemja gje qe i lidh ato eshte ceremonia e pershpirtjes qe ben kisha per cdo te krishtere te vdekur
    Genjshtra dy: asnje diplomat nuk merret me cvarrime, jane persona teknike qe i kryejne ato, dipllomacia rregullon marredheniet qe te mundesohet ky proces. Dhe faktikisht edhe ne te kaluaren, jane angazhuar ne kete proces sipermarres shqiptare te cilet mund te ishin te interesuar per te shitur eshtra te cdo kujt si eshtra ushtaresh greke, duke krijuara skandale qe me lehtesi shtypi i porositur antigrek i kopsit ku te doje,
    Genjeshtra e trete: i ashtuquajturi ” gjenocit” shkeput nga konteksti historik i luftes civile ne Greqi ngjarjet duke ndryshuar lidhjen shkak-pasoje. Zerva nuk perfaqesonte shtetin grek por koalicionin antifashist ne ngjarjet me Camet.
    Genjeshtra e katert: Ata qe i kane ndryshuar emrat, kryesisht brezi i ri i rritur ne Greqi jane per shkak te rikthimit ne fene orthodhokse, dmth ne orgjinalitetin e hershem te shqiptareve. Dhe eshte llogjike te ndryshojne keta emra kur pagezohesh. Por jane me mijera ata qe nuk i kane ndryshuar emrat. Pata po te kete pak instikt gazetarie mund te shohe emrat e regjistruar ne piken kufitare qe te kuptoje se nuk vlejne desinformitet e tij monstruoze. Por dhenia e shtetesise nuk ka lidhje aspak me emrat. Kurse shteti shqiptar mezi i dha shtetesine nje njeriu te vetem.
    Genjeshtra e peste: Asnje arab, asnje afrikan apo slav nuk i ka ndyshuar emrat dhe ata kane marre shtetesine greke ashtu si dhe mijera te tjere shqiptare me emrat e tyre origjinale. Shqiptaret jane kontigjenti me i integruar i emigranteve dhe po te jete per qeverite shqiptare, ato me se shumti probleme u kane krijuar shqiptareve se sa lehtesiara. Prandaj te thuash se tani me rregullimin e marredhenjeve do permiresohen kushtet, kjo eshte nje genjeshter e madhe. Greqia ju dha shtetesine dhe ju hapi portat e europes shqiptareve te cilet levizin dhe punojne lirisht me pasaporte greke ne cdo cep te BE pikersisht ne piken me te ulet te marredhenieve greko-shqiptare.
    Kjo sepse Greqia eshte shtet qe funsionon ne baze ligjesh, eshte shtet i se drejtes.
    Mbase eshte mire te njihet me realitetin greko-shqiptar jo sic e perfytyron Pata. Krahesimi qe ben pata me ushtaret e Gjeneralit te ushtrise se vdekur tregojne paditurine totale te tij qe nuk ka arritur te mesoje akoma se behet fjale per te renet e koalicionit antifashist.

  7. Atdhetari says:

    Te gjitha keto nuk kane ABSOLUTISHT ndonje lidhje me hyrjen e Shqiperise ne BE.
    Shqiperia po nuk plotesoi kushtet e njohura qe i ka vene BE-ja, nuk do te hyje ne BE edhe sikur te doje Greqia qe sot eshte aspak me shume se nje koloni financiare e Gjermanise, por as Gjermania vete nuk mund ta ndihmoje. Dhe po te jete se Shqiperia ploteson ato kushte, hyrjen e saj ne BE nuk mund ta ndaloje jo Greqia, por as vete Gjermania.
    Shqiptarte zgjohuni nga gjumi!
    Te gjitha keto leshime per 25 vjet jane bere vetem e vetem per kariket e politikaneve te padinjitet e atdhedashuri.

  8. Toto says:

    Ti Llaman nuk di ne se e meriton te te thote njeriu “Te kesh turp!”. Nuk mund te kete turp nje njeri pa dinjitet dinjitet (ketu une fus cdo njeri qe ve interesat e armiqte e Shqiperisw mbi Atdheun e vendin e te pareve). Ti identifikon kombesine tone shqiptare dhe greke me fene por kjo logjike do te bente greke edhe maqedonet, edhe serbet e bullgaret, rumunet, etj, e madje dhe ruset, gje qe nuk e ka pretenduar asnje ideologji imperiale greke ndonjehere. Shqiptaret kane nje origjine qe shkon shume para cdo feje monoteiste. Paraardhesit e tyre ilire kishin fene e tyre , besimet, ligjin dokesor, mitologjine e kulturen e tyre materiale e shpirterore.
    Ti nuk je aq injorant sa mundohesh te tregohesh. Qellimi i yte (qe ben MUUUUU!) eshte te percash shqiptaret mbi bazen fetare, ashtu sic bejne tere grekofilet (nje pjese e mire e tyre jane ish komuniste e bij komunistesh).
    Identiteti i pashlyeshem i njeriut eshte gjaku, gjuha historia e popullit te tij, te cilat nuk mund te ndrohen, sic mund te ndrohet feja ose te hiqet dore fare prej saj (kujto ketu se ne vendet me te zhvilluara e me te kulturuara te Europes si Suedia, Danimarka, Finlanda, Hollanda etj, , ne kontrast te hapet me Greqine tende, vetem 10-20 perqind e popullit besojne ne ndonje fe). Ti sot thua se je ORTHODHOKS (po e shkruaj ashtu sic do ti dhe shpura percarese antishqiptare e jo si e do drejtshkrimi shqip). Njeriu lind me nje kombesi, e cila nuk e pengon te marre fene qe i japin prinderit por edhe mund ta zgjedhe vete ose te mos besoje ne asnje fe.
    Ti more Llaman tregon nje pandjeshmeri te habitshme ndaj vuajtjeve, vrasjeve dhe therrjeve te shqiptareve te pafajshem qe ka bere greku ne Shqiperi e qe kane lene gjurme te pashlyeshme ne kujtesen tone historike kombetare.
    Ti nuk tregon nje minimumin e ndjenjes njerezore (nuk po flas per ate atdhetare e cila ti te mungon krejtesisht) kur mundohe te perligjesh krimet makabre te Zerves si pjesetar i Koalicionit antifashist grek e qe u pasua nga krimet edhe me makabre te vete qeverise greke te pasluftes me vrasje femijsh, pleqsh e grash shtatzena dhe debimin e 30 mije cameve nga vatrat e tyre mijevjecare.
    A mund te kete njeri, qe ta meritoje kete emer, dhe te jete kaq i pandjeshem ndaj therrjes ne pabesi te 200 vellezerve tane civile hormovite ne 1914 nga forcat e andarteve geke? Si mund ta quaje veten njeri, ai qe shikon e kujton me indiferentizem (ne mos edhe me kenaqesi) djegien e 190 fshatrave te Laberise, Permetit e te Kolonjes? Si mund ta quash njeri ate qe nuk i ben asnje pershtypje perpjekja e andarteve greke per pastrimin e territorit te Laberise, Kolonjes e Permetit dhe vrasjen e qindra civileve nga dora kriminale e andarteve (shko ne FushBardhe e fshatra te tjere te Labeirse te shikohesh monumentet qe populli i atyre fshtrave ka ngritur ne kujtim te fshatareve te vrare ne luftimet kunder barbareve andarte greke!)
    Eshte fatkeqesi qe ne mes tone kemi edhe te tille, qe urrejne vendin dhe populllin e tyre dhe shiten te i huaji per 300 euro.
    Kaq e ulet eshte vlera reale morale e ketyre antishqiptareve.
    Komenti yt me kujton vargjet e Naimit:
    “Shoke kemi ne mes tene,
    Shume armiq e tradhetore,
    Bobo mos u qofte thene,
    Vecse s’kane gje ne dore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje