Ka përfunduar dita e tretë e takimit në Korçë mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologu grek Nikos Kotzias.
Takimi ka qenë i mbyllur për mediat, dhe pas përfundimit të raundit të tretë të bisedimeve, rreth orës 12:00, delegacioni grek është nisur drejt Kapshticës, pa mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, ashtu siç u përfol më herët.
Dy kryediplomatët nisën ditën e premte bisedimet e dyta, pas atyre të Kretës disa muaj më parë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve.
Ndërsa në muajin prill pritet një takim mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras për konkretizimin e rezultateve të bisedimeve.